Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

03/10/2023
Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka përgënjeshtruar deklaratën e ish- komandatit të UÇK-së, Rafiz Aliti, i cili dje tha se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, muaj më parë, ka biseduar me Kovaçevskin për një ligj të ri për të prekurit nga konflikti i vitit 2001, përfshirë këtu edhe pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, për të cilët premtohet zgjidhje ligjore që nga përfundimi i konfliktit.

“Nuk është e vërtetë”, ka thënë shkurt Kovaçevski i pyetur nga gazetarët nëse me Ahmetin ka biseduar për një ligj të tillë, siç deklaroi mbrëmë Aliti, në një intervistë për Alsat.

Duke folur për moszgjidhjen e statusit të UÇK-së prej dy dekadash, Aliti dje tha se BDI-ja nuk ka hequr dorë asnjëherë nga ish ushtarët shqiptarë dhe në këtë kuadër shpalosi përpjekjen e fundit që, sipas tij, e ka bërë Ahmeti muaj më parë.

Por, pavarëisht se deklaroi që kreu i “integristëve” ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për një zgjidhje ligjore që do të përfshinte të gjithë të prekurit nga konflikti i vitit 2001, ai nuk tregoi cili ka qenë epilogu i këtyre bisedimeve mes dy partnerëve të koalicionit qeveritar dhe nëse Kovaçevski ka treguar gatishmëri për idenë e Ahmetit.

“Para disa muajve, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka hapur këtë çështje edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ish-gjeneralin Angelovin, se është i gatshëm që të miratohet një ligj i cili do t’i trajtojë kategoritë të cilat kanë pësuar në vitin 2001. Nuk janë vetëm luftëtarët e UÇK-së. Ne kemi edhe disa kategori tjera, si rasti i Kumanovës, rasti Poroji, apo në Tetovë që u bombardua, apo në Luboten, rasti i civilëve që kanë pësuar. I kemi edhe familjeve
të të zhdukurve, qoftë te pala maqedonase, qoftë te pala shqiptare që me një ligj gjithëpërfshirës tu mundësojmë një trajtim prej institucioneve shtetërore që të kenë ndonjë benefit, për shkak se edhe ato familje duhet të mbijetojnë. Miratimi i një ligji në këtë drejtim, do të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve, pavarësisht kush në cilën anë ka qenë në vitin 2001”, tha Rafiz Aliti – Mësuesi në intervistë për Alsat.

Në këtë intervistë, Aliti, tha se BDI-ja ka bërë shumë punë për ri-socializimin e ish ushtarëve të UÇK-së, “siç e parashikonte Marrëveshja e Ohrit”.

Megjithatë, ai e ka pranuar se edhe përkundër përpjekjeve të shumta, BDI-ja nuk ka arritur ta rregullojë me Ligj statusin e ish pjesëtarëve të UCK-së, siç ndodhi me “branitellat”, menjëherë pas konfliktit të vitit 2001.

Previous Post

Serbia e Kosova, hetime ndaj Radojçiçit: Ende, asnjë kërkesë për ekstradim

Next Post

Kontrolli i fluturimeve në M-NAV paralajmëron grevë!

Related Posts

Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Maqedoni

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e BDI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

04/11/2025
Maqedoni

Tetovarët presin që Kasami të zgjidh problemet infrastrukturore dhe të përfundoj projektet e nisura

04/11/2025
Maqedoni

Bekim Sali takohet me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari: Bashkëpunim i fuqishëm në kuadër të NATO-s

04/11/2025
Maqedoni

Në Kuvend u prezantua Raporti i Komisionit Evropian

04/11/2025
Maqedoni

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet QMK-së dhe NP Radiodifuzioni Nacional

04/11/2025
Next Post

Kontrolli i fluturimeve në M-NAV paralajmëron grevë!

Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish

04/11/2025

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk