Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kosovari vret brutalisht argjentinasen, e hodhi nga kati i 6 i hotelit

02/08/2023
Kosovari vret brutalisht argjentinasen, e hodhi nga kati i 6 i hotelit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë dalë detaje në lidhje me vrasjen e një shtetase të Argjentinës mbrëmë në Fushë Kosovë.
Gjykata, teksa ka njoftuar se të dyshuarit ia ka vendosur masën e paraburgimit, ka dhënë detaje në lidhje me rastin, duke thënë se i dyshuari rreth orës 01:59, pas një mosmarrëveshje me viktimën, të njëjtën e ka hedhur nga kati i gjashtë i hotelit, me ç’rast nga plagët e marra, e njëjta ndërron jetë në QKUK.

Komunikata e plotë e Gjykatës:

Është caktuar masa e paraburgimit për të pandehurin E.N i dyshuar për veprën penale Vrasje

Prishtinë, 02 gusht 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prshtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N, i dyshuar për veprën penale Vrasje nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit E.N dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti është shtetas i Zvicrës dhe nëse i pandehuri gjendet në liri i njëjti do të mund të ik me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe do të ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes, e në këtë mënyrë do të pengohej rrjedha e procedurës penale, andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale,.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.N me datë 01.08.2023 rreth orës 01:59 minuta në rrugën “ Nënë Terezë” në Fushë Kosovë, pas një mosmarrveshje paraprake me të dëmtuarën – tani të ndjerën M.K.U, të njëjtën e privoj nga jeta duke e hudhur nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati gjashtë, me ç’rast e ndjera kishte pësuar lëndime trupore, e që edhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK).

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Previous Post

Gianluigi Buffon, legjenda e Italisë del në pension në moshën 45-vjeçare

Next Post

Trump akuzohet për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve

Related Posts

Kosovë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22/08/2025
Kosovë

​Fluksi në pikat kufitare, vazhdojnë pritjet e gjata

22/08/2025
Kosovë

QUINT thirrje qeverisë dhe partive të mos pengojnë regjistrimin e pakicave për zgjedhje

22/08/2025
Kosovë

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Suedi, këto janë çmimet

22/08/2025
Kosovë

Hekuran Murati merr 57 vota, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

22/08/2025
Kosovë

Sot tentimi i radhës, a do të dështojë sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës?

22/08/2025
Next Post
Trump akuzohet për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve

Trump akuzohet për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve

Labinot Tahiri fejon djalin, pamje brenda ahengut

22/08/2025

VLEN: Eufori në Haraçinë për Daut Beqirin

22/08/2025

A po i jep fund Turqia bufeve “All Inclusive”?

22/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk