Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kosova zgjeron listën e organizatave të huaja terroriste, në një linjë me SHBA-në!

29/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një dekreti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka harmonizuar listën e vendit për organizatat e huaja terroriste me atë të Shteteve të Bashkuara.

Në mesin e organizatave që i janë shtuar listës janë kartele, por edhe Ansar Allah nga Jemeni, apo rebelët Huthi.

Presidentja Osmani tha se Kosova qëndron pranë SHBA-së në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës e regjimeve kriminale “sepse udhëheqja amerikane e bën botën më të sigurt”.

“Historia tregon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri globalisht. Kosova gjithmonë do të qëndrojë pranë SHBA-së për të avancuar këtë vizion dhe në përpjekje për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleates sonë më të rëndësishme”, shkroi Osmani.

Në dekret përmenden dy urdhrat ekzekutiv të Trumpit të lëshuara në janar të këtij viti. Përmes këtyre urdhrave Trump vendosi në listën e organizatave të huaja terroriste një sërë kartelesh, por edhe grupe të tjera.

Më 20 janar, ai lëshoi urdhrin ekzekutiv për të futur në listën e organizatave të huaja terroriste: Cártel del Golfo , Cártel de Jalisco Nueva Generación, Cártel de Sinaloa, Cártel del Noreste, Carteles Unidos, La Nueva Familia Michoacana, Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Tren de Aragua.

Ndërkaq, përmes urdhrit të 22 janarit, SHBA-ja shpalli sërish organizatë terroriste Ansar Allah, apo rebelët Huthi në Jemen. Ky grup ka mbështetjen e Iranit.

Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump e kishte shpallur rebelët Huthi si organizatë të huaj terroriste, por ai vendim ishte shfuqizuar nga administrata e Joe Bidenit për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë mund të pengonte dërgimin e ndihmave të domosdoshme në Jemen.

Edhe në të kaluarën, Kosova ka harmonizuar listat e organizatave terroriste me ato të shpallura nga SHBA-ja. Një hap të tillë ndërmori më 2020, kur shpalli Hezbollahun e Libanit organizatë terroriste.

Previous Post

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë

Next Post

Aliti me akuza të forta ndaj BDI-së: Nuk shantazhohemi nga askush, populli ju njeh kush jeni

Related Posts

Botë

SHBA-ja heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

29/10/2025
Kosovë

Siria njeh shtetin e Kosovës!

29/10/2025
Botë

Pas shkatërrimeve në Xhamajkë, uragani Melissa godet Kubën

29/10/2025
Botë

Analiza e inteligjencës amerikane: Putini më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën

29/10/2025
Botë

Një tjetër gazetar palestinez vritet në sulmin izraelit në Gaza, numri i gazetarëve të vdekur rritet në 256

29/10/2025
Kosovë

Dy të arrestuar në veri për falsifikim të dokumenteve (VIDEO)

29/10/2025
Next Post

Aliti me akuza të forta ndaj BDI-së: Nuk shantazhohemi nga askush, populli ju njeh kush jeni

SHBA-ja heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

29/10/2025

Siria njeh shtetin e Kosovës!

29/10/2025

Berisha: Pas reagimit të VLEN-it, certifikatat e këshilltarëve në Shkup do të jenë në dy gjuhë

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk