Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kosova u bën thirrje ndërkombëtarëve që Serbia ta lirojë ish-pjesëtarin e UÇK-së

05/01/2024
Kosova u bën thirrje ndërkombëtarëve që Serbia ta lirojë ish-pjesëtarin e UÇK-së
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës është deklaruar sot lidhur me arrestimin e dy qytetarëve të Kosovës në Serbi.

Sipas njoftimit sot në Serbi janë arrestuar Hasan dhe Xhavit Daka. Për Hasan Dakën, avokati Xhevat Smakiqi konfirmoi se është ndaluar, ndërsa MPDJ konfirmoi se Xhavit Daka është liruar.

LEXO EDHE:
Walker: Jam i shokuar me atë që i ndodhi Sanduloviqit, shpresoj se Vuçiq po kryen hetime
Nga MPDJ thonë se për këtë çështje kanë njoftuar zyrën e BE-së në Serbi, Ambasadën e ShBA-së dhe atë të Britanisë së Madhe.

“Pas njoftimit mbi arrestimin e dy qytetarëve të Republikës së Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka (ky i fundit tashmë i liruar), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e saj institucional. Janë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se e dënojnë ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet tutje në njoftim.

MPDJ ka njoftuar se do të paraqesë kërkesë zyrtarë autoriteteve serbe për ta lejuar ambasadorin Jashari që ta vizitojë të arrestuarin Hasani.

“Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Daka nga organet serbe. MPJD do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë. Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.”, thuhet në njoftim. /Express/

Previous Post

Kjo është banorja që lë shtëpinë e Big Brother

Next Post

E tallte vajza e tezes në TikTok, si vrau veten nëna e 4 fëmijëve

Related Posts

Kosovë

James Rubin përfundon dëshminë tre-ditore në Gjykatën Speciale

17/09/2025
Kosovë

Lista Serbe kthen fushatën në lavdi për terroristin e Banjskës, ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente

17/09/2025
Kosovë

KFOR: Situata në Kosovë e qëndrueshme, por me rrezik eskalimi

17/09/2025
Kosovë

James Rubin dëshmon edhe sot në Hagë

17/09/2025
Kosovë

Rubin dëshmon në Hagë: Kjo nuk është drejtësi, po bëhet fajësim politik

16/09/2025
Kosovë

Ish-diplomati amerikan për Thaçin: Trajtim i pazakontë ndaj një burrështeti që është vetëdorëzuar

16/09/2025
Next Post
E tallte vajza e tezes në TikTok, si vrau veten nëna e 4 fëmijëve

E tallte vajza e tezes në TikTok, si vrau veten nëna e 4 fëmijëve

Vazhdon ndërtimi i autostradave në korridoret 8 dhe 10d , gjatë muajit korrik janë shpenzuar 16,5 milionë euro

17/09/2025

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

17/09/2025

Rutte pret Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk