Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kosova nënshkruan marrëveshje historike me SHBA-në

13/05/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe teknologjisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një ceremonie zyrtare të mbajtur sot në Prishtinë, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtori i J6 në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Gjeneral Major John Phillips, nënshkruan Memorandumin e Marrëveshjes për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA).

Ky memorandum përfaqëson një marrëveshje kyçe të mbrojtjes ndërmjet Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe FSK-së, duke mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacionit, kriptimin e komunikimeve dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar ushtarake.

Me këtë akt, Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA, siç është bërë e ditur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila theksoi se kjo marrëveshje “rrit komunikimet e sigurta dhe ndërveprueshmërinë” ndërmjet forcave të dy vendeve. Në një postim zyrtar, Ambasada theksoi:

“Një hap i madh përpara për t’i bërë të dy kombet tona më të forta dhe më të sigurta. Urime FSK-së!”

Në takim, Gjenerallejtënant Jashari falënderoi Gjeneral Major Phillips për bashkëpunimin korrekt dhe profesional mes FSK-së dhe EUCOM-it, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në, sidomos në fushën e sigurisë kibernetike dhe të komunikimeve.

Marrëveshja CISMOA pritet të fuqizojë më tej kapacitetet mbrojtëse të Kosovës dhe ta afrojë vendin drejt standardeve të avancuara të bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtje.

Previous Post

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

Next Post

Zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Bashkimi Europian: Proces transparent dhe gjithëpërfshirës

Related Posts

Kosovë

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet komunale, Kurti: Tri komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Next Post

Zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Bashkimi Europian: Proces transparent dhe gjithëpërfshirës

Dauti: Tabela në pikën kufitare të “Qafë Thanës” pas shumë vitesh tani edhe në shqip!

13/10/2025

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”, 5 vjet burg për Boki-13

13/10/2025

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk