Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Kosova luan sonte me Lituaninë teksa po e pret vendimin e UEFA-s për lojën me Rumaninë

18/11/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, përballë Lituanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët, të cilët janë në pritje të një vendimi nga UEFA për ndeshjen e ndërprerë me Rumaninë, synojnë të mbyllin ciklin e ndeshjeve me një fitore. Pas rikthimit të ekipit në atdhe të shtunën, futbollistët kanë ushtruar lehtë gjatë fundjavës për të qenë në formë të plotë për sfidën e sotme.

Trajneri Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e Kosovës, duke i dhënë mundësi edhe disa lojtarëve të rinj të dëshmojnë veten në këtë përballje që mund të mos ketë shumë ndikim në renditje, pasi Kosova është tashmë e dyta në grup, me 9 pikë, tri më pak se Rumania.

Megjithatë, një pjesë e madhe e vëmendjes mbetet te ndeshja e ndërprerë ndaj Rumanisë, ku Dardanët u tërhoqën nga fusha për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë.

UEFA ende nuk ka marrë një vendim për këtë ndeshje, e cila ishte e barabartë 0:0 deri në minutat shtesë.

Pavarësisht kësaj, fokusi i Kosovës është te Lituania, që e kishte mundur në ndeshjen e parë në udhëtim.

Kosova është favorite për të marrë tri pikët e plota në këtë përballje dhe për të përmbyllur fazën e grupeve me një fitore.

Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë do të luhet sonte në Prishtinë, me start nga ora 20:45.

Previous Post

“Do të thyejmë internetin” – Ronaldo paralajmëron videon e ardhshme në YouTube

Next Post

Mbledhja me Qeverinë e RMV-së, Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kufitare

Related Posts

Sport

Shkëndija gjobitet nga UEFA me 20 mijë euro

28/10/2025
Sport

Aksidenti në Como/ Martinez nën hetim, çfarë rrezikon portieri i Interit?

28/10/2025
Sport

Juventus-Spalleti mbyllet takimi, pritet vendimi përfundimtar, kontaktohet dhe Palladino

28/10/2025
Sport

Jo vetëm Barcelona, edhe Bayerni i Mynihut vë në shënjestër Fisnik Asllanin

28/10/2025
Rajon

Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

28/10/2025
Maqedoni

Futboll,nesër nis xhiroja e 11-të

28/10/2025
Next Post

Mbledhja me Qeverinë e RMV-së, Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kufitare

Tronditet Shqipëria: Tri vrasje për një ditë

28/10/2025

Shkëndija gjobitet nga UEFA me 20 mijë euro

28/10/2025

Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk