Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë.

Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë.

Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë?

Vlerësimet e qytetarëve të Kosovës për jetesën e tyre

Gjatë dekadës së fundit, përqindja e qytetarëve që thonë se jeta e tyre po ecën shumë mirë është përmirësuar për 20 pikë përqindjeje (ose më shumë) në 12 shtete të botës, përfshirë disa të rajonit, si Serbia e Bosnje e Hercegovina.

Ndryshim të ngjashëm, por negativ, ka përjetuar edhe Zvicra.

Megjithatë, asnjë shtet në botë nuk ka shënuar ndryshim më të madh sesa Kosova, ku përqindja e qytetarëve të kënaqur është rritur nga 11 në 51 për qind.

Çfarë fshihet prapa këtij trendi pozitiv?

Për autorët e këtij hulumtimi, të publikuar në fund të korrikut të këtij viti, ‘ta kuptosh se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre është një matës i rëndësishëm i progresit njerëzor’ pasi, sipas tyre, format e tjera të matjes së progresit – si përmes Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) – ‘nuk arrijnë të tregojnë nëse njerëzit po jetojnë mirë’.

Sipas tyre, tani raportohet një nivel më i lartë i kënaqshmërisë me mirëqenien për shkak se ka më shumë optimizëm për standardin e jetës, për liritë personale dhe mirëqenien e fëmijëve.

Përveç ndjenjës së të të pyeturve, qendra Gallup i bazon matjet e tyre në disa indikatorë.

Kur raportuan se jeta e tyre po ecën shumë mirë, qytetarët e Kosovës thanë se kanë më pak probleme shëndetësore; më pak ditë kur kanë qenë të sëmurë; më pak shqetësim, stres, mërzi e zemërim; dhe më shumë lumturi, kënaqësi, interesim dhe respekt.

Trendi global

Ky trend pozitiv vërehet edhe kur merret parasysh mesatarja në botë. Numri i atyre që e vlerësojnë jetën e tyre pozitivisht po rritet me kalimin e viteve, ndërsa i atyre që thonë se po vuajnë po zvogëlohet.

Sipas Qendrës Gallup, përmirësimi vërehet te të rinjtë e të vjetrit, te burrat e te gratë, por jo në të gjitha rajonet njësoj.

Mënyra se si Gallup i bën këto matje është e thjeshtë. Qytetarëve u shtrohet kjo pyetje:

Mendojeni një shkallë me nivele nga 0 deri në 10. Niveli i dhjetë simbolzon jetën më të mirë të mundshme për juve dhe niveli zero simbolizon jetën më të keqe të mundshme për juve. Në cilin nivel do ta vendosnit veten sot? Po pas pesë vjetësh?

Përgjigjet nga 0 deri në 4 llogaritet si i përkojnë kategorisë ‘në gjendje të rëndë’, nga 4 deri në 7 ‘në vështirësi’, dhe mbi 7 ‘në gjendje të mbarë’.

Edhe rezultati është i thjeshtë. Në botë, mesatarja e përgjigjeve për vitin e kaluar ishte 5.9, ndërsa pritshmëritë për të ardhmen arritën nivel më të lartë, me përgjigje mesatare prej 7.2./REL

Previous Post

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

Next Post

Taravari: Mickoski humbi kthjelltësinë politike dhe po lëviz drejt nacionalizmit separatist

Related Posts

Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Kosovë

Policia e Kosovës: Kemi bërë planifikimet e nevojshme për zgjedhjet nesër

11/10/2025
Kosovë

Kurti emëron Vukmiroviçin si ministër për Komunitetet dhe Kthim

11/10/2025
Kosovë

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

11/10/2025
Kosovë

Incizimi me Fatmir Shehollin, reagon Duda Balje

10/10/2025
Kosovë

Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

10/10/2025
Next Post

Taravari: Mickoski humbi kthjelltësinë politike dhe po lëviz drejt nacionalizmit separatist

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025

Shqipëria i lë me pasoja! Shkarkim me “porosi” në La Liga, emër surprizë për stolin e Serbisë pas dorëheqjes së Stojkoviç

12/10/2025

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk