Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kosova heq taksën doganore për mallrat amerikane, Kurti: Dëshmon marrëdhënien e mirë që kemi me njëri-tjetrin

01/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se Kosova do të heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10% në mallrat amerikane.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me orgjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0% kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, thotë Kurti.

Kurti u shpreh se përmes këtij hapi dëshmohen marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe tregohet se Kosova dëshiron të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara. Vendimi erdhi një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, prezantoi tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bëjnë tregti SHBA-të, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane.

Në vendimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë u tha se mallrat e çdo vendi partner tregtar që nuk përfshihen në aneksin e urdhrit do të jenë subjekt i taksës prej 10%, bazuar në urdhrin ekzekutiv të prillit. Në atë urdhër, Kosova ishte goditur me tarifë reciproke prej 10%, ashtu si Shqipëria dhe Mali i Zi. Me vendimin e ri për tarifat e që do të zbatohet prej 7 gushtit, vendet e tjera të Ballkanit janë goditur me tarifa më të larta: Maqedonia e Veriut 15%, Bosnjë-Hercegovina 30 dhe Serbia 35%.

Në nivel botëror, vendet më të goditura nga janë Siria, Laosi e Mianmari, me tarifa që shkojnë deri në 41%. Fillimisht, Trump i pati bërë publike tarifat në prill, por më pas i pezulloi për 90 ditë, që të mundësojë zhvillimin e negociatave me palët e interesuara. Kur tarifat u përmendën për herë të parë, ekspertët në Kosovë patën vlerësuar se ato do të kenë shumë ndikim për shkak të varësisë së madhe nga importet.

Nga qeveria në detyrë, presidentja Vjosa Osmani pati kërkuar pezullimin e taksës, por kishte mbetur në fuqi. Osmani shprehej se zyra e saj e ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10% ndaj mallrave amerikane, por se për miratimin e këtij ligji duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri, diçka që nuk ka ndodhur ende, as pas mbi 50 tentativash.

Organizatat ekonomike në Kosovë kanë treguar se nga viti 2019, ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milion euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milion (2022). Produktet që Kosova eksporton në SHBA, përfshijnë ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, si edhe prodhime nga druri e plastika.

Ditë më parë, Ambasada amerikane në Prishtinë i deklaroi Radios Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara besojnë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte më tej këto lidhje.

“Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime në tregun amerikan e që qeveria të promovojë një mjedis transparent e të qëndrueshëm për bizneset amerikane që kërkojnë të zgjerohen në Kosovë”.

Previous Post

Mira Muratin nuk e ‘tradhton’ askush! Bashkëpunëtorët e saj refuzojnë oferta 1 mld dollarë nga kompani të mëdha

Next Post

Përplasen hapur Don Xhoni dhe Noizy

Related Posts

Kosovë

Kjo do të jetë befasia që Dua Lipa i rezervon audiencës gjatë performancës në Sunny Hill

01/08/2025
Kosovë

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa iki nga Kosova”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave që kërcënuan kryeministrin

01/08/2025
Kosovë

Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

01/08/2025
Kosovë

I akuzuar për krime lufte, Gjykata e Prishtinës dënon me 15 vjet burg Millosh Pleskoviqin

31/07/2025
Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
Next Post

Përplasen hapur Don Xhoni dhe Noizy

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

01/08/2025

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025

Gruaja shtatzënë e sportistit të famshëm kafshohet nga peshkaqeni

01/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk