Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Korridori 8, një impuls i ri zhvillimor për vendin, sjell përfitime për qytetarët dhe ekonominë

05/04/2023
Korridori 8, një impuls i ri zhvillimor për vendin, sjell përfitime për qytetarët dhe ekonominë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Korridori 8 sjell një impuls të ri zhvillimor për vendin, sjell përfitime për qytetarët dhe ekonominë, vlerësojnë dy partnerët më të mëdha të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI.

“Ndërtimi i Korridorit 8 nënkupton kosto më të ulëta transporti, transport më të shpejtë, lidhje dhe integrim të Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillim ekonomik dhe rajonal të vendit. Ndërtimi i autostradave moderne, në pjesët Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenisht – Strugë – Qaf Than, ofron lidhje më të mira dhe më të sigurta për qytetarët, kushte më të mira për ekonominë, një nxitje domethënëse për rritjen e tregtisë dhe investimeve. Korridori 8 është pjesë e projektit më të madh infrastrukturor në vendin tonë deri më tani në sektorin e rrugëve, për ndërtimin e katër seksioneve të autostradës me një gjatësi totale prej rreth 110 kilometrash, me vlerë 1.3 miliardë euro”, thonë nga LSDM.

Në anën tjetër nga BDI thonë se dita e djeshme shënon nismën e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë që do të kontribuojë në hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e kompanive vendore, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

“BDI konsideron se projektet si Korridori 8 dhe 10-D, autostrada Shkup – Bllacë, autostrada Kërçovë – Bukojçan dhe rruga nga Ura e Boshkut deri në fshatin Izvor, që në tërësi arrijnë vlerë të mbi 2 miliardë euro, paraqesin nxitësin më të madh dhe më ambicioz në historinë e vendit tonë. Pas realizimit dhe zbatimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, BDI është e fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit, bashkë edhe me vazhdimin e rrugëtimit tonë europian”, thuhet në komunikatën me shkrim të BDI-së.

Këto projekte, shkruan më tej në komunikatën, do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, angazhimin e të gjitha kompanive vendore dhe zhvillimin e tyre, si dhe do të kenë ndikime pozitive anësore në ekonominë e vendit me ç’rast cilësia e jetesës do të përafrohet me standardet europiane.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kohë më parë ka përmbyllur me sukses të gjitha procedurat ligjore, përzgjodhi në mënyrë transparente dhe konform të gjitha dispozitave ligjore konsulentin dhe mbikëqyrësin e realizimit të projektit, finalizoi me epilog të suksesshëm negociatat me konzorciumin ndërkombëtar Bechtel Enka, pas së cilave u vendosën nënshkrimet në marrëveshjen historike që paraqet investimin më të madh kapital në infrastrukturën rrugore të vendit, në vlerë prej 1.3 miliardë euro.

Ndërtimi i Korridorit 8 pritet të përfundojë në afat prej rreth 5 viteve. Ky korridor do të reflektojë padyshim në funksionimin më efikas të transportit të mallrave, do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në veçanti për vendet e mbarë rajonin, do të jetë urë e përjetshme lidhëse që do të përforcojë bashkëpunimin.

Previous Post

BDI: Mbi 2 miliardë euro në projekte infrastrukturore

Next Post

Osmani me Blinken dhe Shole: SHBA-ja ofron mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Related Posts

Aktuale

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

16/09/2025
Aktuale

Izet Mexhiti kritikon qeverisjen e kaluar:Korrupsioni dhe rastet e montuara nuk sollën përfitime për shqiptarët

16/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Me vendim të Qeverisë, Universitetit ‘Nënë Tereza’ i jepen në pronësi 31,434 m² tokë shtetërore-hapet rruga për kampusin e ri

16/09/2025
Aktuale

Zjarri në Trubarevë, ekipet e prokurorisë nesër në terren

16/09/2025
Aktuale

Mexhiti u thotë STOP deponive të paligjshme, kërkon kontroll të shtuar nga komunat dhe inspektoriati !

16/09/2025
Aktuale

Mexhiti u thotë STOP deponive të paligjshme, kërkon kontroll të shtuar nga komunat dhe inspektoriati!

16/09/2025
Next Post
Osmani me Blinken dhe Shole: SHBA-ja ofron mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Osmani me Blinken dhe Shole: SHBA-ja ofron mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

16/09/2025

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk