Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kontrolli i brendshëm i policisë zbardh detaje për ikjen e Grubit

18/12/2024
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Artan Grubi ndodhej në stop listën e policisë, “ndaloje dhe raportoje”. Në kalimin kufitar në Bllacë ai është evidentuar se ka kaluar në këmbë. Këtë ia ka mundësuar polici B.J. të cilin MPB e ka pezulluar dhe larguar nga vendi i punës deri në përfundimin e masës disiplinore.

Ndërkohë përgjegjësi i ndërrimit në Bllacë, B.A. sipas policisë ka mbahet përgjegjës për shkelje të rëndë, pasi nuk i ka furnizuar policët me kamera të trupit dhe nuk e ka evindetuar mungesën e tyre.

Në një njoftim të MBP-së thuhet se, kontrolli i brendshëm ka konstatuar se zyrtari policor B.J me punën e tij të pandërgjegjshme nuk ka kryer kontrolle adekuate të veturës ‘Mercedes’ gjatë kalimit të kufirit, nuk e ka evidentuar se është duke dalë jashtë kufirit, ndërsa udhëtarët, A.P me dokumente diplomatike si drejtues i veturës si dhe A.G. i ka regjistruar se kanë kaluar në këmbë dhe nuk ka pritur që sistemi t’i vërtetojë nëse ndaj personit ka pasur masë aktive, “ndaloje dhe raportoje”.

Artan Gmrubi, tanimë zyrtarisht i arratisur, ka angazhuar avokat Vlladimir Donevskin, por ai nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Nga ana tjetër avokati nga Shkupi, Antonio Apostollski, do të jetë përfaqësues ligjor i ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, në rastin e keqpërdorimeve në këtë Institucion, ku Bajrami është i dyshuari kryesor. Bajrami ende mbetet i pakapshëm për organet e vendit. Gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditë. Në bisedë telefonike për Alsat, Apostollski thotë se Bajrami nuk është në arrati, por ka disa muaj që është zhvendosur dhe nuk jeton në Maqedoni.

“Sot kam marrë autorizim për të përfaqësuar Bajramin dhe jam angazhuar nga një anëtar i familjes së tij. Bajrami nuk është në arrati, por që prej disa muajsh është shpërngulur jashtë Maqedonisë. Fillimisht do të kërkojmë qasje në rast, për të parë se për çfarë akuzohet konkretisht, pastaj do të vazhdojmë më tej”, tha – Antonio Apostollski, avokat i Përparim Bajramit.

Antonio Apostollski, Avokat i Përparim Bajramit
• Familjari i Përparimit angazhoi Apostollskin
• Bajrami është shpërngulur nga Maqedonia
• Do të kërkohet qasje në rast

Policia tashmë ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin, ndërsa në rastin e keqpërdorimeve në “Lotarinë Shtetërore” ku është bërë dëm prej mbi 8 milionë eurove janë përfshirë edhe ish kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodia Dimovski. Paraburgim prej 30 ditë përveç Bajramit është caktuar edhe për Artan Grubin.

Previous Post

Real Madridi po e përmbyll vitin 2024 me trofe: Mposht Pachucan dhe fiton FIFA International Cup

Next Post

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 16 gradë

Related Posts

Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26

09/09/2025
Maqedoni

Çairi, Saraji apo Haraçina? Përgjigjet Zeqirija Ibrahimi

09/09/2025
Maqedoni

Mexhiti prezantoi vizionin për arsimin e lartë

09/09/2025
Aktuale

Promovohen targat e veturave zyrtare, Fetai: S’do të ketë më keqpërdorime

09/09/2025
Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës

09/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Do të insistoj që kopshti të jetë i detyrueshëm, aty vendosen themelet e së ardhmes

09/09/2025
Next Post

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri në 16 gradë

Sulmi i paprecedentë në Doha, kush ishin shënjestrat e Izraelit që fshiheshin në kryeqytetin e Katarit

09/09/2025

Serie A vjen me risi, në duelin Juventus-Inter do të debutojë dhe teknologjia që u përdor në Botërorin e Klubeve

09/09/2025

Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk