Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kontrabanda me ar në Aeroportin e Shkupit, i përfshirë një i punësuar në Doganë dhe motra e tij

22/03/2023
Kontrabanda me ar në Aeroportin e Shkupit, i përfshirë një i punësuar në Doganë dhe motra e tij
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona, për shkak se të njëjtit dyshohen për kontrabandën e stolive të arit në Aeroportin e SHkupit. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se njëri prej të dyshuarve është person me shtetësi të dyfishtë, respektivisht shtetësi turke dhe serbe, ndërsa personi tjetër i dyshuar për bashkëpunim me të dyshuarin e parë, është një i punësuar në Doganë.

“Më 20 mars, në pikën kufitare të Aeroportit të Shkupit, në hyrje të vendit, i dyshuari 32-vjeçar me dy shtetësi , turke dhe serbe, përmes linjës doganore ka bartur mall të padeklaruar. Bëhet fjalë për mbi 43 kilogramë stoli të ndryshme, me një vlerë totale prej 2.200.000 eurove. Në këtë qëllim e ka ndihmuar i dyshuari i dytë duke i hequr pengesat për kryerjen e veprës penale. Shtetasi i huaj ka mbërritur nga fluturimi nga Stambolli për në Shkup dhe në vendin e marrjes së bagazheve është pritur nga ndihmësi i tij, punonjës i Drejtorisë doganore në Maqedoninë e Veriut, i cili në atë moment nuk ishte në turn, ndërsa motra e tij udhëtonte me të njëjtin aeroplan. Doganieri ia ka marrë bagazhin motrës dhe të dyshuarit dhe i ka futur në karrocën e bagazheve, pas së cilës të tre janë drejtuar në “korridorin e gjelbër” për të dalë nga Aeroporti pa deklaruar mallrat doganore. “Korridori i gjelbër” është mbyllur me shirit sigurie, ndërsa doganieri i dyshuar e ka hequr shiritin dhe ka vazhduar në drejtim të daljes. Për këtë ka reaguar doganieri që ka kontrolluar fluturimin, por i dyshuari është prezantuar si koleg doganier dhe ka vazhduar të lëvizë në drejtim të daljes së bashku me motrën e tij dhe shtetasin e huaj të dyshuar. Më pas, doganierët kanë ndërhyrë, të cilët kanë kontrolluar personat dhe në çantën e shpinës së pasagjerit nga Stambolli kanë gjetur 15 kilogramë bizhuteri ari, ndërsa pjesa tjetër e bizhuterive me vlerë janë gjetur në valixhen e të dyshuarit, që ishte ngarkuar në karrocën e bagazhit”, thonë nga Prokuroria.

Previous Post

Mesazhi i kryetarit të BFI-së me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit

Next Post

BFI me njoftim të rëndësishëm rreth zeqatit

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post
BFI me njoftim të rëndësishëm rreth zeqatit

BFI me njoftim të rëndësishëm rreth zeqatit

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk