Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Konjufca: Vuçiqi qëndron prapa sulmit në Banjskë

27/12/2023
Konjufca: Vuçiqi qëndron prapa sulmit në Banjskë
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai ka thënë se të gjitha faktet tregojnë se Vuçiqi ka qenë në dijeni para se të ndodh sulmi i 24 shtatorit.

“Po ky vërtetë që ishte një vit i ndërlikuar dhe i vështirë. Mbi të gjitha për shkak të relacioneve që i kemi me Serbinë. Një Serbi e cila ka zgjedh që të jetë shumë armiqësore ndaj Republikës së Kosovës dhe e cila me çdo veprim institucional edhe me çdo veprim edhe jashtë-institucional na bindë që synimin kryesor e ka që ta mbajë Kosovën të destabilizuar dhe me një ambicie e cila kurrë nuk i shuhet asaj”, ka thënë kryeparlamentari.

Sipas tij, Serbia po bën përpjekje për ta aneksuar një pjesë të territorit të Kosovës dhe kjo u bë më e qartë para së gjithash me sulmin e 24 shtatorit.

“Ka fakte të bollshme për përfshirje të institucioneve shtetërore të Serbisë në atë sulm i cili ishte edhe terrorist, por në të njëjtën kohë mund ta quajmë edhe akt të agresionit. Meqenëse nuk ishte thjeshtë një grup privat aty. Faktet edhe të inteligjencës edhe të institucioneve tjera të sigurisë dhe të gjitha institucioneve shtetërore tregojnë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk mund të mos e ketë ditur për këtë sulm”, ka shtuar Konjufca.

“Po tash politika dhe shteti në kuptimin e organizimit institucional funksionon kështu, në momentin që je personaliteti kryesor shtetëror edhe politik i vendit siç ndodh me Vuçiqin në Serbi, i cili jo vetëm që pretendon se është zgjedhur përmes zgjedhjeve demokratike, por edhe ka metoda dhe mekanizma jashtë-institucional se si e mban pushtetin, për një njeri të tillë i cili e kontrollon atë që quhet shteti i thellë në Serbi prej mekanizmave të inteligjencës e deri te krejt sektori i sigurisë, vetëdija që një sulm i tillë do të ndodhë është i barabartë me organizimin e tij, ka thënë më tej Glauk Konjufca.

Previous Post

Vajza e Berishës, Argita Malltezi, pretendente për kreun e PD-së

Next Post

Aktori i njohur turk publikon foto nga Tirana, përshëndet fansat në gjuhën shqipe

Related Posts

Kosovë

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet komunale, Kurti: Tri komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Next Post
Aktori i njohur turk publikon foto nga Tirana, përshëndet fansat në gjuhën shqipe

Aktori i njohur turk publikon foto nga Tirana, përshëndet fansat në gjuhën shqipe

“Koha është tani”, Von der Leyen premton investime në Ballkan: Do të bëjmë fabrika për AI

14/10/2025

Përmbytjet në Venezuelë/ Shemben minierat e arit, 14 persona humbin jetën

14/10/2025

VLEN: Asnjë ‘referendum’ s’mund ta ringjallë besimin që BDI e ka varrosur vetë!

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk