Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kongresi thellon hetimet ndaj Presidentit Biden

12/09/2023
Kongresi thellon hetimet ndaj Presidentit Biden
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy njoftoi të martën se ligjvënësit do të nisin hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidenti Joe Biden, një hap më tej në hetimet lidhur me dyshimet se Biden përfitoi nga marrëveshjet e huaja të biznesit të të birit, Hunter Biden.

“Këto dyshime janë një pasqyrë e një kulture të korrupsionit”, u tha gazetarëve zoti McCarthy.

“Gjetjat tona tregojnë se zoti Biden gënjeu popullin amerikan lidhur dijenitë që kishte mbi marrëveshjet e bizneseve të familjes së tij me të huaj. Ka dëshmi nga persona që kanë qenë të pranishëm, se presidenti u është bashkuar telefonatave, ka ndërvepruar në disa raste, ka ngrënë darka përmes të cilave i biri dhe partnerët e tij të biznesit kanë përfituar makina dhe miliona dollarë”, u tha McCarthy gazetarëve.

“Ne jemi në dijeni se transfertave bankare prej gati 20 milionë dollarësh për anëtarë të familjes së zotit Biden dhe njerëzve të lidhur me të përmes kompanive guackë”, tha McCarthy.

Ai ngriti dyshime se Biden ka përdorur zyrën presidenciale për të koordinuar këto kontakte dhe se ato kishin marrë trajtim preferencial nga administrata e tij.

Një seri komisionesh të Dhomës së Përfaqësuesve nuk kanë arritur te gjejnë prova që vërtetojnë këto dyshime.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams shkroi në platformën sociale X se “Republikanët në Dhomën ne Përfaqësuesve kanë kryer hetime për Presidentin prej 9 muajsh dhe nuk kanë gjetur asnjë provë për shkelje. Vetë anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve e kanë thënë një gjë të tillë. Ai u zotua se do të mbante një votim të hapur për nisjen e hetimeve për shkarkim, tani ndryshoi qëndrim sepse nuk ka mbështetje. Politika ekstreme është më e keqja”, tha ai.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e cilësoi javën e shkuar nisjen e hetimeve për shkarkim si absurde.

Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë të ngushtë prej vetem 5 anëtarësh ndaj demokratëve. Por disa republikanë kanë shprehur shqetësime lidhur me nisjen e hetimeve për shkarkim të presidentit përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

Anëtari republikan i Kongresit, Ken Buck i tha rrjetit NBC News të dielën se “Hetimi për shkarkim të presidentit Biden duhet të nisë kur të ketë prova për një krim të rëndë apo shkelje te ligjit. Kjo gjë deri tani nuk ekziston”.

Njoftimi i hetimeve për shkarkimin e Biden krijon gjithashtu një përballje mes Kapitolit dhe Shtëpisë së Bardhë, pasi ligjvënësit duhet të arrijnë një marrëveshje me Presidentin për të shmangur mbylljen e qeverisë, duke qenë se fondet e e saj mbarojnë më 30 shtator.

Dhomës së Përfaqësuesve i kanë mbetur edhe vetëm disa ditë pune për të thirrur një seancë për miratimin e një rezolute afatshkurtër ose rrezikohet një mbyllje të qeverisë.

Nëse mbyllet qeveria, komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të jenë në gjendje të punojnë për hetimin për shkarkimin e Presidentit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është përballur me rritje të trysnisë nga anëtarët konservatorë të grupit të tij parlamentar këtë verë, pasi ra dakord për një marrëveshje me presidentin për të rritur tavanin e borxhit.

“Është e mundur që dokumenti me akuzat për shkarkim të mos shkojë kurrë në Senat,” i tha Zërit të Amerikës Michael Thorning, drejtor i demokracisë në Qendrën e Politikave Bipartizane. “Duke patur një shumicë kaq të ngushtë, është e paqartë nëse ata do të arrijnë deri në fund me këtë. Ata sigurisht nuk mund të llogarisin në ndonjë mbështetje nga demokratët. Dhe kështu duhet të kenë mbështetjen e çdo anëtari të tyre. Dhe nëse humbasin mbështetjen e vetëm pesë prej tyre, nuk do të mund ta kalojnë atë.”

Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve e miraton dokumentin me akuzat për hetimin për shkarkim të Presidentit, ka pak të ngjarë që Senati që kontrollohet nga demokratët të mbështesë gjyqin ndaj tij./ VOA

Previous Post

Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë, ekipet largohen nga fusha

Next Post

Suedi, debati mbi kufizimin e teknologjisë në shkollat fillore

Related Posts

Botë

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025
Botë

Ky është çmimi tronditës që thuhet se Apple po paguan për tarifat e Trumpit

02/08/2025
Botë

Skandal! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

02/08/2025
Botë

Volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

02/08/2025
Botë

Hamasi refuzon të çarmatoset: Nuk do të ndodhë derisa të krijohet shteti palestinez

02/08/2025
Aktuale

Ky është vendi shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

02/08/2025
Next Post
Suedi, debati mbi kufizimin e teknologjisë në shkollat fillore

Suedi, debati mbi kufizimin e teknologjisë në shkollat fillore

Federata distancohet nga thirrjet nacionaliste: Nuk përfaqësojnë shpirtin e sportit!

03/08/2025

Rrezik në det -20 mjete të bllokuara nga Velipoja në Ksamil

03/08/2025

Më 7 gusht në Prishtinë do të mbahet protestë kundër gjykimit që po bëhet ndaj ish krerëve të UÇK-së

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk