Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kongresi miraton projektligjin për ndalimin e imigrantëve padokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme

23/01/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, të imigrantëve padokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme.

Ky mund të jetë dhe ligji i parë që Presidenti Donald Trump mund të nënshkruajë ndërsa Kongresi, me një mbështetje dypartiake, po përparon me shpejtësi në përputhje me planet e zotit Trump për goditjen e emigracionit të paligjshëm.

Projekligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Politika e imigracionit ka qenë shpesh një nga çështjet më të debatuara në Kongres, por një fraksion prej 46 demokratësh iu bashkuan republikanëve duke mundësuar kalimin e projektligjit me 263 vota pro dhe 156 kundër.

“Prej dekadash ka qenë pothuajse e pamundur për qeverinë tonë të binte dakord për një zgjidhje për problemet në kufirin tonë dhe brenda vendit tonë”, tha senatorja Katie Britt. Ajo shtoi se ky është “ndoshta projektligji më i rëndësishëm që është miratuar nga Kongresi në gati tre dekada”.

Për zbatimin e projektligji do të kërkohej një rritje masive e kapaciteteve të agjencive të emigracionit dhe doganave, por ai nuk parashikon ndonjë financim të ri.

“Ajo që ai (Presidenti Trump) po bën është fillimi i asaj që do të jetë axhenda jonë legjislative”, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve republikani Mike Johnson.

Shumica dërrmuese e amerikanëve janë pro dëbimit të emigrantëve të dënuar për krime të dhunshme, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Qendra për Kërkime mbi Çështje Publike dhe agjencia ‘Associated Press’.

Megjithatë, vetëm rreth 37% e amerikanëve në moshë madhore janë në favor të dëbimit të imigrantëve në SHBA, të cilët nuk janë dënuar për vepra penale.

“Ndërsa projektligji nuk është i përsosur, ai dërgon një mesazh të qartë se ne mendojmë se kriminelët duhet të deportohen”, tha ligjvënësi demokrat Tom Suozzi, i cili i ka bërë thirrje partisë së tij të mbështesë politika më të ashpra ndaj imigracionit.

Ndërkohë, Presidenti Trump ka lëshuar një mori urdhrash ekzekutivë që synojnë mbylljen e kufirit me Meksikën si dhe deportimin e miliona emigrantëve pa status të përhershëm ligjor në SHBA.

Të mërkurën, zoti Trump anuloi programin e refugjatëve dhe administrata e tij ka sinjalizuar synimet për të ndjekur penalisht ata zyrtarë amerikanë të shteteve të ndryshme, që nuk zbatojnë politikat e tij të reja mbi imigracionit./ VOA

Previous Post

Reagim i BDI-së ndaj fjalimit të deputetit të VLEN-it në Kuvend

Next Post

Shpërthejnë sërish zjarret pranë Los Angelos, mijëra të evakuuar

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post

Shpërthejnë sërish zjarret pranë Los Angelos, mijëra të evakuuar

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk