Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Konferencë shkencore në UNT, “Realizimi i zhvillimit të qëndrueshëm në RMV”

06/11/2023
Konferencë shkencore në UNT, “Realizimi i zhvillimit të qëndrueshëm në RMV”
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup zhvilloi Kongresin e 7-të në kuadër të të cilit po mbahet edhe Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm “TSD 2023”.
Hapjen e konferencës e bëri prorektori për shkencë dhe hulumtime në UNT, Prof.dr. Bekim Fetaji i cili elaboroi për zhvillimin e Kongresit si dhe pjesë të fjalimit kishin edhe rektori i UNT-së Prof. dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga udhëheqësi i sektorit për arsim të lartë z. Ahmed Qazimi përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në RMV, drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik z. Festim Halili, drejtori i seksionit IEEE të Maqedonisë së Veriut Prof.dr. Anastas Mishev, kryeshefi ekzekutiv (CEO) Laigo GmbH nga Gjermania z. Michael Bauner, këshilltari i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut z. Johannes Heidecker, kryetar i industrisë së klasës së mesme në Bavaria z. Fabian Ewald si dhe koordinatori i programit alumni pranë Ambasadës Amerikane në Shkup, z. Gazmend Ilazi.
Duke folur për disa nga sfidat për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm, rektori UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri përmendi varfërinë dhe luftën kundër urisë, ku potencoi se “Ne kemi një situatë ku kemi 21,8 për qind, apo afër 490 mijë njerëz të varfër në Maqedoninë e Veriut. Ajo që është në nivel global një uri në nivel të krejt globit, që janë diku 795 milionë njerëz që jetojnë uri, kurse në Maqedoninë e Veriut, edhe pse kemi një indeks 5,1 që është i ulët si indeks, por përsëri nuk duhet të ketë uri në këtë vend pasi ne kemi edhe tepricë të ushqimit”, tha rektori Zeqiri.
Rektori Zeqiri theksoi edhe nevojën për reforma në arsimin e lartë, duke ofruar studime dhe edukime më të shkurta se tre vjet për të përgatitur kuadro të nevojshme në të ardhmen e shpejtë për një arsim më zhvillimor dhe të qëndrueshëm me kërkesat e tregut të punës.
Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik z. Festim Halili në fjalimin e tij prezentues ndër të tjerash potencoin se “si një institucion shtetëror që synon mbështetjen e inovacionit dhe sipërmarrjes në vend, ka një vizion të qartë për krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe transformimin e sistemit eko. Nëpërmjet instrumenteve të financimit në dispozicion, ne inkurajojmë krijimin e bizneseve të reja, inkurajojmë inovacionin dhe kërkimin shkencor, krijojmë vende të reja pune dhe përmirësojmë ekonominë në vend.” – tha drejtori Halili
Prorektori për shkencë dhe hulumtime në UNT, Prof.dr. Bekim Fetaji njëherit edhe organizatori i kësaj conference e shtata rradhazi theksoi nevojën e bashkëpunimin të më shumë segmenteve në shoqëri, duke përmendur bashkimin e “trekëndëshit”: Akademia, industria dhe institucionet shtetërore.
“Poenta e kësaj konference është bashkimi i akademisë, institucioneve qeveritare si Ministria e Arsimit, të cilat kanë resurset dhe mund të ndihmojnë në këtë proces; industrisë, kemi shumë folës, kësaj radhe kemi tre prej Gjermanie, të cilët punojnë në institucionet e Evropës, disa janë edhe pronarë të kompanive të ndryshme”, tha prorektori Fetaji.
Tema që po diskutoen këtë vit në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm “TSD 2023” disa ndër ata ishin: sfidat për realizimin e qëllimeve në zhvillimin e qëndrueshëm në RMV, aspektet teknike dhe ekonomike të qëndrueshmërisë, horizonte të reja në inxhinierinë civile dhe arkitekturë, sfidat e TIK-ut, matematikës, sigurisë kibernetike dhe AI, shkencat teknologjike, natyrore dhe arti në mijëvjeçarin e ri dhe arsimi, aspektet teknike dhe ekonomike të qëndrueshmërisë dhe shumë tema të tjera, relevante të kohës ku në të do elaborojnë mbi 60 folës. Në konferencë u publikuan gjithsej 87 punime shkencore me 200 participient.
Punimet të cilat prezantohen nga pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm TSD 2023 do të botohen në revistën për zhvillimit të qëndrueshëm të Evropës Juglindore ‘SEEJSD’ të cilën e boton UNT. Konferencën e organizoi dhe e moderoi për të shtatën herë me radhë, prorektori për shkencë në UNT, Prof.dr. Bekim Fetaji.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup si universiteti më i ri publik në Maqedoninë e Veriut, i kushton shumë rëndësi Kongresit dhe dëshiron që nëpërmjet kësaj, të kontribuojë në mënyrë aktive në përmirësimin e situatës aktuale në fushat e ndryshme.

Previous Post

Osmani: Shkupi përmes Këshillit Ministror të OSBE-së do të jetë qendra e botës për vendimet kyçe gjeopolitike

Next Post

Hamasi kërkesë OKB-së: Izraeli po gënjen, sillni një delegacion për të inspektuar spitalet në Gaza

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Hamasi kërkesë OKB-së: Izraeli po gënjen, sillni një delegacion për të inspektuar spitalet në Gaza

Hamasi kërkesë OKB-së: Izraeli po gënjen, sillni një delegacion për të inspektuar spitalet në Gaza

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk