Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Konferenca rajonale ” Empowered” në Shkup i bashkoi akterët e Ballkanit Perëndimor për përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara

14/05/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Shkup u zhvillua Konferenca rajonale ” Empowered – Sfidat dhe mundësitë për përfshirjen sociale dhe në punë të personave me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor”, ku morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës nga të gjitha rajonet, përfshirë përfaqësues të ministrive, organizatave ndërkombëtare, shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, autoriteteve lokale dhe ekspertë.

Konferencën e hapi zyrtarisht zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve i Republikës së Maqedonisë, Gjoko Velkovski, i cili në fjalimin e tij theksoi:

“Me një vizion të qartë, vullnet të fortë politik dhe partneritete që shkojnë përtej interesit kombëtar, sot tregojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk po pret – por po vepron. Kjo konferencë nuk është vetëm një forum, por një mesazh politik dhe shoqëror se jemi të gatshëm si Qeveri, si institucione dhe si shoqëri të investojmë në politika gjithëpërfshirëse që sjellin ndryshime të vërteta në terren. Veprimi dhe angazhimi ynë politik është i thjeshtë – askush nuk duhet të lihet pas dore. Jo vetëm në letër, por edhe në realitet.”

Brenda tre paneleve tematike – Inclusive Balkans, From Policy to Practice dhe The Way Forward, pjesëmarrësit debatuan mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me punësimin, arsimin, aksesin në shërbime dhe bashkëpunimin ndërsektorial. Theks i veçantë u vu në nevojën për të forcuar partneritetet publik privat dhe për të shfrytëzuar në mënyrë efektive fondet ekzistuese për përfshirjen lokale.

Një nga rezultatet kryesore ishte arritja e konsensusit mbi krijimin e një Grupi Punues Rajonal për Përfshirjen e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe inicimi i një Deklarate të përbashkët mbi Përfshirjen në nivelin e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit prezantuan praktikat dhe idetë e mira për projekte specifike që do të zbatohen në komunitetet partnere në vitet e ardhshme.

Previous Post

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

Next Post

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

Related Posts

Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Next Post

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk