Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“KONCERTI” PARTIAK!

14/08/2023
“KONCERTI” PARTIAK!
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 
Sa herë që në Romën e lashtë mbretëronte varfëria, kriza morale, kriza politike, paria udhëheqëse sajonte diçka për ta zhvendosur vëmendjen e popullit nga krizat e ndryshme. Një nga format e zhvendosjes së vëmendjes nga problemet akute, ishte organizimi i luftërave të gladiatorëve, me ç’rast jo që përgjakeshin arenat, por ndodhte që të pranishmit, popullata e thjeshtë, të përjetonte delirium të vërtetë, pavarësisht faktit se shumica e tyre vdisnin nga uria. “Festat” e këtilla që përdoreshin kryekëput për ta mashtruar, manipuluar dhe nënshtruar popullatën, janë të njohura dhe natyrisht vazhdojnë të përdoren edhe sot e kësaj dite.
Shënime i 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit është një akt, të cilin duhet ta festojnë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo Marrëveshje historike u arrit me konsensus të përfaqësuesve të të gjitha subjekteve shqiptare, përfshi edhe përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Por, fatkeqësisht, kjo Marrëveshje sikur është bërë pronë private e disa individëve, të cilët, në emër të shënimit të këtij përvjetori organizojnë disa aktivitete (si në Romën e lashtë) që me asgjë nuk e reflektojnë rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit. Ç’lidhje ka kjo datë historike me disa këngëtarë të estradës muzikore, të cilit të dielën në mbrëmje erdhën në Shkup dhe mbajtën një koncert organizuar nga BDI-ja. Për këta këngëtarë u ndanë disa dhjetëra e dhjetëra mijëra euro, para këto gjithsesi edhe të taksapaguesve shqiptarë, të cilët nuk ia kanë dhënë askujt të drejtën që t’i keqpërdorin këto mjete.
Gjithë ata të rinj që u tubuan për ta përcjellë këtë koncert, realisht nuk kanë asgjë me BDI-në dhe prezenca e tyre nuk mund të konsiderohet si barometër për të treguar fuqinë e partisë aktuale në pushtet. Është qesharake krenaria e tyre me këtë prezencë. Do të ishte krejt diçka tjetër dhe në funksion të barometrit të saktë dhe legjitim, nëse në një koncert të tillë do të këndonin Artan Grubi dhe funksionarët tjerë. Vetëm atëherë do të mund të vlerësohej prezenca e simpatizantëve të kësaj partie, e cila prezencë, për shkak të rrethanave aktuale, gjithsesi do të ishte simbolike.
Shënimi i përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, duhet të jetë vetëm një raport me fakte të qëndrueshme rreth arritjeve në planin ekonomik, social, arsimor e kulturor.
Është pikërisht realiteti që po i lakuriqëson deri në palcë manipuluesit e zëshëm të partisë shqiptare në pushtet, të cilët mundohen që këtë realitet të na e bëjnë “parajsë” me një koncert shumë të shtrenjtë.
Në këtë kohë krizë, që përcillet me shumë probleme ekzistenciale, të organizosh një koncert tepër të shtrenjtë me vulë partie, vërtet është më shumë se hipokrizi. Sepse koncertet partiake, janë vetëm koncerte mashtrimi.
Manipulimet e tilla, fatmirësisht janë bërë të tejdukshme dhe të lexueshme…Lajme24

Previous Post

AlternAtivA: Pendarovski më në fund e shfaqi albanofobinë e tij

Next Post

Në Tetovë Kurti u prit nga flamuj shqiptarë, Spahiu: Kosova ka flamurin e saj

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Në Tetovë Kurti u prit nga flamuj shqiptarë, Spahiu: Kosova ka flamurin e saj

Në Tetovë Kurti u prit nga flamuj shqiptarë, Spahiu: Kosova ka flamurin e saj

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk