Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Komuna e Haraçinës rifilloi punën, ja çka thotë Ibraimi

29/05/2023
Komuna e Haraçinës rifilloi punën, ja çka thotë Ibraimi
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Haraçinës rifilloi punën, ndërsa kreu i saj Ridvan Ibrahimi thotë se është i vendosur për vazhdimin e procedurave për ndërtimin e fushës sportive. Duke komentuar deklaratën e Spasovskit, Ibrahimi thotë se ngjarja nuk është pasojë e hatër mbetjeve, por e kërcënimeve serioze për jetën. Ndërkohë numri një i MPB-së përsërit që qytetarët të mos jenë peng i interesave politike e personale.

“Komuna e Haraçinës ka hapur dyert përsëri dhe ka filluar punën për tu shërbyer qytetarëve. kryetari Komunës Ridvan Ibrahimi thotë se ka marrë garanci nga institucionet se ai dhe administrata e Komunës do të jenë të sigurte dhe do të mund të punojnë pa asnjë pengesë”, raporton Mefail Ismaili, gazetar.

Kryetari i Haraçinës thekson se në pronën për të cilën ka marrë kërcënime do të vazhdojnë procedurat për ndërtimin e fushës sportive. Duke iu përgjigjur deklaratave të ministrit të punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, që palët të mundohen të gjejnë vetë zgjidhje të problemit, Ibraimi tha se ngjarjet e fundit nuk ishin për shkak të hatër mbetjeve por për shkak të kërcënimeve serioze për jetën.

“Ajo që ndodhi realisht në komunën tonë nuk ishte një hatër mbetje midis disa individëve ose ndoshta edhe partisë politike, por ishte sulmuar institucioni, ishte sulmuar administrata dhe kryetari i Komunës… Unë ndjehem i sigurt, mundohem ta bindi edhe administratën komunale dhe gjithsesi se kam përgjigje shumë pozitive edhe prej administratës komunale, në koordinim të vazhdueshëm jemi edhe me këshilltarët komunal”, tha Ridvan Ibraimi, kryetar i Komunës së Haraçinës.

Por ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spaosvski mbetet në qëndrimin e njëjtë. Ai thotë se policia bën gjithçka për të garantuar sigurinë në Komunën e Haraçinës, por se personat e përfshirë në problem nuk duhet që për interesa individuale të bllokojnë shërbimet e komunës.

“Në pjesën e institucioneve, ajo është diçka që është ndërmarrë. Por porosinë nuk e kam për strukturat politike e kështu me radhë. Porosinë e kamë për ata që i bëjnë konfliktet. Ky nuk është konflikti i parë në Komunë. Kjo sipas informatave tonë që i kemi është për shkak të interesave personale të pa pastruara. Andaj bëj apel se qytetarët nuk duhet të jenë robër të interesave personale ose politike dhe këtë nuk duhet askush nuk duhet ta bëjë, por duhet ta bëjmë ata që i kanë krijuar sjelljet e tilla në suaza të komunës”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Në fundjavën që lamë pas, nga Prokuroria Publike njoftuan se kanë ngriture procedurë kundër një personi i cili ka shkaktuar vepër penale: Dhunë, ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës sipas nenit 386 paragrafi 1 të Kodit Penal. Të martën e kaluar, kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ka denoncuar në polici për kërcënim ndaj tij, vëllain e ish-kryetarit të kësaj komune Brahim Ajvazi, i cili i përket partisë së njëjtë, BDI-së. Për shkak se kërcënimet dhe sulmet ndaj kryetarit aktual si dhe administratës ndodhin për herë të dytë, deri në marrjen e garancisë për siguri, Komuna u mbyll për katër ditë. /Alsat.mk

Previous Post

Mexhiti sërish flet për ftesën e Kasamit dhe zërat për koalicionin BDI-ASH

Next Post

Tensionet në Veri, Vuçiç – serbëve: Protestoni paqësisht, shmangni konfliktin me NATO-n

Related Posts

Maqedoni

VLEN:Furnizime të paligjshme dhe skandaloze në MPJ gjatë mandatit të Bujar Osmanit?!

11/09/2025
Aktuale

“Diella” ministrja e parë me Inteligjencë Artificiale në qeverinë Rama! Do jetë përgjegjëse për tenderët

11/09/2025
Maqedoni

Angellov: Shiu nuk do ta ndalë tymin nga Drisla, zjarri do të mbulohet me dhe

11/09/2025
Maqedoni

Rokas: Rregullat e reja për hyrje në BE fillojnë më 12 tetor, vlejnë edhe për qytetarët e RMV-së

11/09/2025
Maqedoni

Ja sa maqedonas morën shtetësi bullgare gjatë 2024

11/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Tearca: Ballkanin e hapur dhe Vuçiçin nuk e sollëm ne- atë e gjetëm tek Ali Ahmeti!

11/09/2025
Next Post
Tensionet në Veri, Vuçiç – serbëve: Protestoni paqësisht, shmangni konfliktin me NATO-n

Tensionet në Veri, Vuçiç – serbëve: Protestoni paqësisht, shmangni konfliktin me NATO-n

Parlamenti i Francës propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

11/09/2025

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

11/09/2025

VLEN:Furnizime të paligjshme dhe skandaloze në MPJ gjatë mandatit të Bujar Osmanit?!

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk