Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Komisioni për zgjedhje dhe emërime, votohen shtatë anëtarët për në AShMAA

29/01/2025
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viktor Pavllovski, Sasho Stefanovski e Petar Gjurovski me propozim të VMRO-DPMNE-së, shkruan Alsat.

Cvetanka Minovska me propozim të Lëvizjes Znam, Gordana Manojllova me propozim të LSDM-së.

Afrona Verzivolli dhe Nafije Selmani me propozim të koalicioni VLEN, janë shtatë kandidatët e propozuar për anëtarë të këshillit të Agjencisë së Mediave, të cilët morën mbështetjen në komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

Para se të propozojnë kandidatët, nga LSDM patën nevojë për konsultime shtesë.

“Me qëllim për tu koordinuar si grup i deputetëve, kërkoj pauzë prej 15 minutave”, tha Sanja Llukarevska – LSDM.

Duke parë situatën me koordinime, nga Fronti Evropian akuzuan se çështja është politizuar dhe se kandidatët që propozohen, janë caktuar paraprakisht. Për këtë arsye vendosën ta braktisin seancën.

“Duket që janë të koordinuar mirë në këtë rast VMRO-ja, me ZNAM-in, ndoshta edhe me LSDM-në. Nga ana tjetër edhe me Levicën, e krejt këta pastaj të koordinuar edhe me VLEN-in. Kështu që për të mos u bërë pjesë e gjithë kësaj dhe për të shprehur edhe njëherë kundërshtimin tonë për ndërhyrje të politikës në mediume, na mbetet që ta lëshojmë këtë seancë në shenjë proteste. Prandaj ftoj kolegët e Frontit Evropian që ta braktisim këtë seancë. Faleminderit”, tha Ilire Dauti – FE.

Për konsultime shtesë, pati nevojë edhe koalicioni VLEN.

“Unë kërkoj falje nga kolegët por më duhet një konsultim plotësues dhe kërkoj një pauzë plus 15 minuta”, tha Rijad Shaqiri – VLEN.

Dy kandidatët më të kontestuar që nga seanca e parë kur u dëgjuan biografitë e tyre, ishin pikërisht dy kandidatet e propozuara nga koalicioni VLEN, Afrona Verzivolli dhe Nafije Selmani. E para ishte emëruar si kryerevizore e fondeve IPA por më pas u shkarkua nga Qeveria për shkak se nuk posedonte certifikatë. Pas kësaj, koalicioni VLEN pati premtuar se ajo shumë shpejtë do të rikthehet në pozitën nga e cila u shkarkua. Ndërsa kandidatja Nafije Selmani hiç më larg se në zgjedhjet e 24 majit, ishte kandidate për deputete në zonën e parë zgjedhore, e radhitur e gjashta në listën e koalicionit VLEN.

Selmani gjithashtu ka qenë kandidate e Lëvizjes Besa për kryetare të Qytetit të Shkupit, por edhe këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e Alternativës. Deputeti i LSDM-së Lupço Nikollovski, fillimisht për anëtar e propozoi kandidatin Arben Saiti, por nuk mori mbështetje nga deputetët. Pas kësaj, deputetja Sanja Llukarevska, propozoi kandidaten Gordana Manojllova. Në garë gjithsej ishin 22 kandidatë ndërsa këshilli i Agjencisë së Mediave duhet të përbëhet nga shtatë anëtarë./ Alsat.mk

Previous Post

Çairi Investon në Arsim: Shkolla “Liria” Pajiset me teknologji moderne, përgatit nxënësit për të ardhmen digjitale

Next Post

Dhunë në Gjermani, arrestohen 59 tifozë të PSG-së

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post

Dhunë në Gjermani, arrestohen 59 tifozë të PSG-së

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk