Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Komisioni për Antikorrupsion akuzon Grubin për presion të orkestruar

28/06/2023
Komisioni për Antikorrupsion akuzon Grubin për presion të orkestruar
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Antikorrupsion ka kapacitet të luftojë me sulmet e juaja të orkestruara, e porositën nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, pasi ai mbrëmë në një paraqitje në TV Sitel, tha se nuk beson në kapacitetin e përbërjes aktuale të KSHPK-së, transmeton Portalb.mk.

“Ditëve të fundit nga KSHPK refuzuan paraqitjen kundër meje për parashtresën e VMRO – DPMNE-së. Shumica e madhe e rasteve janë ose të humbura në procedura administrative apo të refuzuara nga gjykatësit dhe shpresoj se përbërja e ardhshme do të jetë më serioze. Nuk ka asnjë sukses. Unë atëkohë i kam intervistuar dhe kam pritur më shumë. Besoj në institucionin, por kam dyshime në kapacitetet e njerëzve. Në mandat prej katër – pesë viteve kanë një rast të vetëm të suksesshëm në procedurat”, tha Grubi.

KSHPK në reagimin ndaj kësaj deklarate, kanë rikujtuar se katër vite me radhë, në raportin e Komisionit Evropian për përparimin evendit, komisioni merr vlerësime pozitive për proaktivitetin e tyre dhe për hapjen e rasteve kundër funksionarëve të lartë, që është konfirmim direkt për arsyetimin e punës.

“Habit fakti që ju nuk e pranoni këtë vlerësim të KE-së si organ më i lartë i BE-së dhe thoni akuza të pabaza, ndërsa njëkohësisht synoni anëtarësim të shpejtë në BE. Keni të drejtë z Grubi, Antikorrupsioni nuk ka kapacitet të vozutet me vetura zyrtare 24/7 edhe për qëllim personale, të keqpërdorë hapësira shtetërore, të shfrytëzojë përfaqësi dhe kartela pagesore zyrtare, as të shpërdorojë para të buxhetit, por të jeni të bindur se ka kapacitet t’i përmbush obligimet dhe kompetencat e tija ligjore dhe të punojë iniciativa të shumta të cilat ende presin radhë dhe kohë që të veprohet për to”, thuhet në kumtesën e Antikorrupsionit.

Nga komisioni kanë shtuar se, kualifikimet për kapacitetin e Antikorrupsiomit nga ana e një funksionari të lartë të Qeverisë së RMV-së për të cilin ka lëndë të hapur, nuk është asgjë tjetër përpos ushtrim i presionit ndaj punës së komisionit dhe tentim i orkestruar për shpërqëndrim të opinionit.

“Aq më shumë që së fundmi, kabineti i zëvendëskryeministres për qeverisje të mirë akuzoi komisionin për akuza paushalle dhe të pabaza në lidhje me lëndën për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, edhepse në konferencë për media të KSHPK, nuk u përmend diçka e tillë, ndërsa zëvendëskryeministri për eurointegrime në skriningun bilateral për arsim, kulturë dhe sportë kërkoi nga kryetarja të mos e njoftonte KE-së për padinë e ngritur për shpifje nga ana e drejtorit për rini dhe sport, Numçe Mojsoski”, thanë nga komisioni.

Në shkurt të këtij viti, KSHPK hapi lëndë për pronën e zëvendëskryeministrit Artan Grubi, pasi në opinion u publikuan informata për rritjen e pronës së tij dhe të anëtarëve të familjes së tij.

Së fundmi, Antikorrupsioi hapi lëndë për projektin për ndërtimin e autostradave të Korridoreve 8 dhe 10d për të cilin është nënshkruar marrëveshje me “Bechtel dhe Enkën”, pas publikimeve në media rreth procedurës së zgjedhjes së kompanisë për mbikëqyrje. Për të njëjtën, lëndë ka hapur edhe Prokuroria Publike. Koordinator për ndërtim është pikërisht Grubi.

Previous Post

Tërmet i fortë në Itali, dëmtohet Katedralja e Sienës

Next Post

Mariçiq: Kriteret e Kopenhagës le të mbeten kushti i vetëm për përparimin drejt BE-së

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Mariçiq: Kriteret e Kopenhagës le të mbeten kushti i vetëm për përparimin drejt BE-së

Mariçiq: Kriteret e Kopenhagës le të mbeten kushti i vetëm për përparimin drejt BE-së

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk