Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kolonat e gjata/ A do të aktivizohet nga nesër sistemi kufitar “One Stop Shop”?

31/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pritjet e gjata në vendkalimin kufitar të Bllacës, kanë shkaktuar revolt te qytetarët. Ata që pyetëm na thanë se kanë pritur deri në dy orë në kolonë nga Maqedonia për të hyrë në Kosovë.

Ekipi i TV21 filmoi nga afër kolonat deri në 2 kilometra të gjata, ku qytetarët shprehën nervozizëm.

Në ditën e dytë të Fitër Bajramit, kur shumë qytetarë në dyja anët e kufirit kanë familje dhe vijnë e shkojnë për festë, durimit i vjen fundi për disa prej udhëtarëve, të cilët zihen për radhë të makinave.

“Në ditën më të ngarkuar pothuajse të vitit, janë vetëm tre korsi të cilat punojnë këtu në kufirin e Bllacës. Ndërkaq, nervozizmi është shumë i madh i qytetarëve, të cilët thonë se kanë pritur dy orë. Kolonave nuk iu shihet fundi, andej në cep. Ndërsa disa prej qytetarëve kanë gjetur një alternativë duke ardhur nga fshati Bllacë dhe duke hyrë në mënyrë anësore sikurse po shihen në video.”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

Disa vendosën të kthehen nga kanë ardhur, e disa të tjerë ia mësynë në këmbë për të kaluar kufirin.

“Pritjet janë shumë të mërzitshme dhe ne vlerësojmë se është pa nevojë të bëhet gjithë kjo pritje. Nuk e kuptojmë çfarë është qëllimi. Ky është një malltretim i popullsisë edhe këndej edhe andej. Kërkojmë që sa më shpejtë të jetë e mundur ky malltretim të evitohet prej këtu. Kaq di të them!”

“Qe një orë jemi duke pritur. Ku janë qeveria e re tash që na premtuan se do ta bëjnë One Stop Shop. Fjalë boshe, gënjeshtarë! Mos luani me popullin, vetëm tek shqiptarët ndodh kjo rrëmujë. Turp të kenë!

“Shumë, gati një orë kemi pritur këtu dhe nuk ka asgjë prej tyre. A e sheh se edhe iu bie sirenave dhe atyre nuk iu intereson asgjë.”

“Kemi nja gjysmë ore që po presim, nuk është në rregull, por shpresojmë që prej nesër një pikë kufitare të funksionoj dhe të ulet pritja. Shumica e banorëve të Shkupit ne kemi lidhje familjare, unë jam nga Kaçaniku dhe tërë familjen e kam andej dhe duhet të presim me orë të tëra për të shkuar te familjarët”

Pesë javë më parë në vendkalimin kufitar të Bllacës zhvilluan takim dypalësh ministrat e brendshëm Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla. Të pranishëm ishin edhe Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti dhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. Ata thanë se sistemi i integruar i dy pikave kufitare Bllacë-Hani Elezit do të vihet në një sistem të përbashkët nga 1 Prilli, ku kontrollet do të bëhen vetëm në hyrje të shteteve përkatëse. Sipas tyre “One Stop Shop” pritet të zvogëloj kohën e pritjes, të lehtësoj lëvizjen e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve.

 

 

Previous Post

Takimi te Kurti, pa epilog?!

Next Post

Shpallet më i miri, “shpërblehet” me katër pako vezë

Related Posts

Maqedoni

Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti në Tetovë-Shkup

31/07/2025
Aktuale

Aksident tragjik në autostradën Tetovë–Shkup, tre të vdekur dhe një fëmijë i lënduar!

31/07/2025
Maqedoni

Osmani në rolin kryesor, por pa qenë në skenë – Mexhiti: Nuk ka lidhje me Universitetin!

31/07/2025
Aktuale

Revizioni zbulon dobësi serioze në punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor të RMV-së në vitin 2023

31/07/2025
Maqedoni

Këshilli i Komunës së Tetovës votoi ndryshimin e buxhetit, do të jetë më i madh për tre milionë euro

31/07/2025
Maqedoni

Festa e “Ilindenit”/Presidentja fal 4 persona të dënuar,mes tyre 2 shqiptarë

31/07/2025
Next Post

Shpallet më i miri, “shpërblehet” me katër pako vezë

Plasin grushtat në parlamentin ukrainas

31/07/2025

Tmerr në ajër, avioni me gati 300 persona humbet 460 metra lartësi

31/07/2025

Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti në Tetovë-Shkup

31/07/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk