Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Koka: Koha do të dëshmojë që kemi pas të drejtë

22/03/2023
Koka: Koha do të dëshmojë që kemi pas të drejtë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shkarkimit nga posti i drejtorit të IPSH Shtëpia e shëndetit – Shkup, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar Besim Koka . Postimi i plotë: Të nderuar,
Përmes këtij statusi dua që t’ju informoj që nga sot edhe zyrtarisht jam i shkarkuar nga detyra Drejtor organizativ në Shtëpinë e shëndetit – Shkup.
Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, e lodhshme dhe sfiduese, por njëkohësisht edhe me satisfakcion të lartë, për arsye se për çdo dit, derisa po kryeja obligimet e punës, në të njejtën kohë në mënyrë të drejtëpërdrejtë kisha mundësinë të ndihmoj me qindra e qindra familje, në raste shumë delikate.
Duke pasur në kuadër të shërbimeve që i ofron Shtëpia e shëndetit Shkup, edhe ndihmën e shpejtë, nga zemra jam munduar që telefoni im të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët, pa orar, edhe në orët e vona të natës, por edhe në orët e hershme të mëngjesit, dhe për këtë besoj që mundet të dëshmojnë vetë qyetarët, pa marrë parasysh kujt subjekti i takojnë.
Jam munduar që besimin e dhënë ta arsyetoj maksimalisht me përkushtimin më të madh, sepse nuk di të punoj ndryshe.
Para se të angazhohem si drejtor fillimisht në Spitalin e qytetit e pastaj edhe në Shtëpinë e Shëndetit Shkup, kam qenë i angazhuar si drejtor edhe ne sektorin civil në organizatën ndërkombëtare Save the children, e më pastaj edhe në biznes privat si drejtor fabrike prodhimi, duke qenë në pozita menaxhuese në total për më tepër se dy dekada. Rrjedhimisht dua të theksoj këto rrugëtime kanë edhe fundin e tyre, siç është rasti sot.
Nga pozita shkoj me krenarinë më të madhe që kam bërë maksimumin nga vetja që qyetarët e Shkupit, shërbimet shëndetësore t’i kenë cilësore.
Gjatë këtij rrugëtimi, jam munduar me tërë qenien time që të jap maksimumin edhe në aktivitetin tim politik, duke i shërbyer Bashkimit Demokratik për Integrim, si protagonist gjatë gjithë kësaj periudhe, 6 herë si shef shtabi në KV Luan Haradinaj, me fitore të njëpasnjëshme, por në veçanti në momentet më delikate të partisë dhe degës tonë, në zgjedhjet e vitit 2016 si shef shtabi në nivel të degës, atëherë kur dega ishte inekzistente. Ishin zgjedhje të vështira, kur tërë autoritetin personal e familjar të krijuar nga puna e përditshme e sinqertë, e vendosa në shërbim të partise.
Duke mos dashur të ndalem shumë në këtë pjesë, nuk mund ta mohoj bindjen e thellë timen, që edhepse këtë shkarkim e kam marrur më shumë se normalisht sepse e tillë është politika, çdo emrim ka edhe shkarkimin e tij, arsyeja e vërtetë qëndron tek përkrahja ime për mendimin ndryshe brenda partisë, e që une ndoshta kam marrur guximin ta shpreh, por edhe qindra dhe mijëra janë në të njejtën vijë. Këtë e bëj me bindje të thellë dhe jam i sigurt që koha do e dëshmojë që kemi pasur të drejtë.

I juaji,
Besim Koka
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0PArN1qkafTGkJHdCV81fjnkXwqePkM9APbG8kmHEibtHUE4nbDsJD4QhCnze9y1jl&id=822469298&mibextid=Nif5oz

Previous Post

Macron: Reforma e pensioneve do të vazhdojë! Respektojmë protestat, por jo dhunën

Next Post

Lista Serbe nuk aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri

Related Posts

Aktuale

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025
Aktuale

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

09/05/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

09/05/2025
Aktuale

Ganiu: Për VLEN-in, Taravari nuk ka vend në qeveri

08/05/2025
Maqedoni

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

08/05/2025
Maqedoni

Blerim Sejdiu: 50 vendime të përhershme pune për arsimtarët tanë në tre raunde– Vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tyre

08/05/2025
Next Post
Lista Serbe nuk aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri

Lista Serbe nuk aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri

10 vjet nga “Lagjja e Trimave”

09/05/2025

VLEN: 9 dhe 10 Maji – Ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin!

09/05/2025

Ky është parashikimi i motit për sot

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk