Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kod Zgjedhor të ndryshuar nuk ka ende, në lojë janë 4 milionë euro

08/02/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Siç rekomanduan vëzhguesit e ODIHR-it pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit të kaluar, deri në qershor të vitit 2025 Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë Kodin Zgjedhor. Nëse është një “nxënës i mirë” dhe e përmbush këtë detyrim, shteti do të marrë rreth 4,3 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Por edhe pse kanë mbetur vetëm edhe disa muaj, ende nuk dihen hapat konkretë.

Detyrimi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është pjesë e agjendës së reformave për vendin në kuadër të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian, e në të cilin është theksuar se Maqedonia e Veriut në fakt duhet të miratojë një ligj krejtësisht të ri.

“Në mars të vitit 2024 u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Megjithatë, që të mundësohet zbatimi i rekomandimeve të fundit të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, duhet miratuar një Kod i ri Zgjedhor”, theksohet në agjendën e reformave.

Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për monitorimin e këtij procesi, por edhe deri më tani në praktikë ndryshimet në këtë ligj janë bërë me marrëveshje politike mes partive parlamentare.

“Jemi në fazën e konsultimit për procesin e përgatitjes së një propozim Kodi Zgjedhor. Afati është deri në muajin qershor të vitit 2025”, u përgjigjën shkurt për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Drejtësisë.

I gjithë ky proces duhet të ndodhë edhe në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen në tetor të vitit 2025.

Partitë në pushtet janë optimiste

Në agjendën e reformave përveç qershorit të vitit 2025 si datë përfundimtare për votimin në parlament, përmendet edhe një afat tjetër konkret, gjegjësisht se “miratimi i projektligjit nga ana e Qeverisë është planifikuar deri në maj të vitit 2025”. Më pas vijon kalimi i tij në procedurë parlamentare.

Deri atëherë kanë mbetur rreth tre muaj, ndërsa siç është përshkruar në agjendë, për ndryshimet duhet të punojë një grup i ri pune, i cili do të duhej të formohej pas zgjedhjeve parlamentare të majit 2024, i përbërë nga përfaqësues të partive politike, OSBE-së, ODIHR-it, NDI-it, profesorë dhe ekspertë të tjerë. Gjithashtu, parashihet që projekt-teksti i ligjit të publikohet në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER) që të zhvillohen konsultime, si debate publike për konsultime dhe opinione nga të gjitha palët relevante.

Nga Ministria e Drejtësisë u përgjigjën shkurt se konsultimet kanë filluar, ndërsa partitë në pushtet janë optimiste se afati do të respektohet. Por tani për tani si subjekte politike nuk janë të përfshira në kurrfarë aktivitetesh.

“Zgjidhja ligjore për të cilën po flisni është e përfshirë në planin e Qeverisë deri në muajin maj. Partia si organ nuk është e përfshirë në proces. Dhe ne do t’i lëmë Qeverisë dhe organeve të ekspertëve, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Drejtësisë, ta bëjnë pjesën e tyre. Partitë do mund ta shprehin mendimin e tyre në një diskutim parlamentar nëpërmjet amendamenteve, në të cilin presim angazhim maksimal nga të gjitha partitë”, thanë nga VMRO-DPMNE për REL.

Previous Post

BDI emëron ushtrues detyre e kryetarit të degës në Strugë

Next Post

DAP: Rënie e qarkullimit për 22.12% të enjten dhe të premten në tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend

Related Posts

Maqedoni

MPB propozon gjoba për këmbësorët që përdorin kufje, telefona ose orë inteligjente

11/05/2025
Aktuale

Arrestohet shtetasi shqiptar në kufirin e Bllacës

11/05/2025
Maqedoni

Ambasadori polak: Po punojmë për afrimin e qëndrimeve të Shkupit dhe Sofjes

11/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Dje ranë maskat – opozita pranoi marrëveshjen e fshehtë bashkëpunimi

11/05/2025
Maqedoni

Tërhoqi zvarrë me veturë qenin, kallëzim penal kundër 23-vjeçarit

11/05/2025
Maqedoni

Limani për Ahmetin: Hyzmeqar vazal, e shite gjakun e dëshmorëve

11/05/2025
Next Post

DAP: Rënie e qarkullimit për 22.12% të enjten dhe të premten në tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend

Erjola Doçi në një lidhje me Lumbardh Salihun?

11/05/2025

Ngjarje e rëndë në Prizren: 24-vjeçari dyshohet se i dha fund jetës me armën që po e provonte për ta blerë

11/05/2025

Zelensky shprehet i gatshëm të takohet me Putinin

11/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk