Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Klekovski: Pacientët e djegur po trajtohen në 25 spitale të Europës

19/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pacientët me djegie të rënda vazhdojnë të dërgohen në spitalet e specializuara jashtë vendit, ndërsa numri i vendeve në të cilat ata trajtohen mund të rritet nga 12 në 14, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai tha se lista e pacientëve të dërguar jashtë vendit do të vazhdojë të rritet, sepse këto lëndime kërkojnë kushte dhe ekipe të specializuara.

SASHO KLEKOVSKI, DREJTOR I FONDIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR

“Aktualisht, pacientët tanë janë të duke u trajtuar në 25 spitale të specializuara në të gjithë Europën. Në Bullgari kemi nëntë pacientë në ‘Pirogov’ në Sofje, tre në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Varna dhe 3 në Plovdiv. Në Greqi, tre persona ndodhen në spitalin Papanikolaou në Selanik dhe disa të tjerë në institucione të tjera shëndetësore në Selanik dhe Athinë. Pacientët me djegie janë dërguar edhe në Turqi , tre në Stamboll dhe gjashtë në Ankara, si dhe në Holandë, Austri, Lituani, Poloni, Itali, Belgjikë dhe Kroaci”.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, Sinisha Stojanoski, tha se për trajtimin e personave të lënduar ka ekipe mjekë të huaj që vijnë nga qendra të njohura që janë rreptësisht të specializuara për këtë lloj lëndimi.

SINISHA STOJANOSKI, DREJTOR I SPITALIT “8 SHTATORI”

“Mjekë të tillë janë edhe nga Akademia Mjekësore Ushtarake në Beograd, nga spitali i Izraelit dhe nga Republika Çeke, ata tashmë janë duke punuar me ekipet në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe po trajtojmë lëndimet e atyre pacientëve që nuk janë kritikë dhe që tashmë kanë nevojë për përgatitje për fazën tjetër. Aktualisht, në vend kemi gjithsej 64 pacientë në institucionet publike shëndetësore, 8 në Sistinë, 5 në Zhan Mitrev. Pra gjithsej 77 prej të lënduarve janë duke u trajtuar në vend, ndërsa 101 pacientë janë transferuar jashtë vendit.”

Drejtori i fondit për sigurim shëndetësor Klekovski ka sqaruar se në vend ndodhin rreth 100 djegie në vit dhe se këtu përfshihen të gjitha shkaqet e mundshme, ndërkaq theksoi se djegiet nga zjarri janë kategoria më e rëndë sepse përveç lëkurës ka edhe dëmtime të frymëmarrjes.

Ai shtoi se në vitin 2024 ka pasur pesë raste të rënda me djegie të shkallës së lartë. Klekovski tha se pritet që të mbërrijnë edhe ekspertë britanikë për të ndihmuar në fazat e ardhshme të trajtimit të pacientëve të lënduar nga tragjedia në Koçan.

Previous Post

Parlamenti i Serbisë aprovon dorëheqjen e kryeministrit Vuçeviq

Next Post

MPJ: Shpenzimet për transportin dhe akomodimin jashtë vendit të familjarëve dhe pacientëve të lënduar nga rasti në Koçan, i mbulon Qeveria

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Next Post

MPJ: Shpenzimet për transportin dhe akomodimin jashtë vendit të familjarëve dhe pacientëve të lënduar nga rasti në Koçan, i mbulon Qeveria

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025

Tirana të hënën pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor”

12/10/2025

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk