Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Kjo është mosha kur njeriu ndihet i vetmuar

25/04/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njerëzit e moshës 60 deri në 70 vjeç ndihen më pak të vetmuar, ndërsa ata të moshës 20 deri në 30 ndihen më shumë, sipas një studimi amerikan. Një rritje relative e vetmisë ndodh edhe te njerëzit e moshës 40 deri në 50 vjeç.

Studimi ia atribuon ndjenjën e lartë të vetmisë mes të rinjve stresit përgjithësisht të lartë që ata përjetojnë, pasi ata, ndër të tjera, përpiqen të ndërtojnë një karrierë duke gjetur gjithashtu një partner të përshtatshëm jetësor.

Duket gjithashtu se luan një rol, sipas Tanya Nguyen, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, se “shumë njerëz në të 20-at dhe 30-at e tyre, në këtë dekadë, po e krahasojnë vazhdimisht veten në rrjetet sociale dhe po shqetësohen se sa pëlqime dhe sa ‘ndjekës’ kanë”.

Nga ana tjetër, pas të 40-ave, njerëzit fillojnë të kenë më shpesh sëmundje të ndryshme (hipertension, diabeti etj.), ndërkohë që gradualisht përjetojnë humbjen e njerëzve të dashur dhe fëmijët e tyre bëhen gjithnjë e më të pavarur, gjë që rrit vetminë e moshës së mesme.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë, San Diego, të udhëhequr nga profesori i Psikiatrisë Dilip Jeste, i cili publikoi studimin përkatës në revistën psikiatrike “Journal of Clinical Psychiatry”, analizuan të dhënat nga përgjigjet e 2843 personave, të moshës 20 deri në 69 vjeç, nga shtete të ndryshme në SHBA.

U zbulua se, pavarësisht nga mosha, vetmia lidhet me nivele më të ulëta të ndjeshmërisë dhe dhembshurisë për të tjerët, rrjetet më të vogla sociale, mungesën e bashkëshortit apo partnerit, ankthit më të madh dhe shqetësimeve të shpeshta të gjumit. Vetmia është, sipas studimit, një problem serioz i shëndetit publik që prek shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve, si dhe jetëgjatësinë e tyre.

Previous Post

Mexhiti: BDI-së nuk i mjaftojnë nëntë parti, tani kërkon edhe Taravarin, por VLEN do të fitojë zgjedhjet lokale

Next Post

Studimi: 75% e burrave janë më besnikë ndaj berberëve se ndaj grave

Related Posts

Shëndet & Style

Quhet dita dembele! Pse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë

11/10/2025
Shëndet & Style

‘Luftoni’ aneminë dhe lodhjen me gështenja, të gjitha vetitë dhe përfitimet e frutit të vjeshtës

10/10/2025
Shëndet & Style

​Miti popullor se pak verë është e mirë për shëndetin tuaj u rrëzua

09/10/2025
Botë

Pas dy javëve, paraqitet fituesi i 120 milionë eurove në Berlin

08/10/2025
Botë

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

06/10/2025
Shëndet & Style

Keni vazhdimisht të ftohtë? Praktikoni këto këshilla

05/10/2025
Next Post

Studimi: 75% e burrave janë më besnikë ndaj berberëve se ndaj grave

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk