Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Kjo është kënga më e vjetër në botë, nga viti 1400 p.e.s.

11/03/2023
Kjo është kënga më e vjetër në botë, nga viti 1400 p.e.s.
0
SHARES
211
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitet 1950, në Siri zbulohen pllakat e argjilës me shkrim kuneiform (kunjor), por në një gjuhë qëmoti të zhdukur. Fjala është për hurianët apo huritët, që jetuan dhe lulëzuan në Epokën e Bronzit (3300 p.e.s. – 1200 p.e.s.), shkruan Telegrafi.

Hurianët kanë jetuar në Anadolli, në Siri dhe në Mesopotaminë veriore. Kultura dhe mitologjia e tyre ka ndikuar te shumë popuj të Lindjes së Afërt, siç kanë ndikuar të tjerët tek ata – për shembull me faktin se nga asirianët adoptuan formën akadiane të shkrimit kuneiform. Gjuha e tyre që futet në grupin indo-arian, zhduket në vitin 1000 p.e.s. Rënia e hurianëve nisi me përmbysjen e Mbretërisë së Mitanit, ku shumë pjesë të saj ndahen mes hititëve dhe asirianëve.

Zbulimi i viteve 1950 ishte vërtetë i veçantë, sepse me to dalin në pah dëshmitë më të vjetra të muzikës së lashtësisë. Nga gjithsej 36 himne, pllaka h.6 ishte më e kompletuara. Sot ajo njihet si “Himni hurian për Nikalin” dhe i dedikohet Perëndeshës së Hënës. Është mbi 3400 e vjetër. Por, vetëm pas punës shumëvjeçare, studiuesit në vitet 1970 ia dalin ta zbërthejnë vijën melodike dhe po ashtu edhe përmbajtjen e tekstit.

Versioni që mund ta dëgjoni në video, interpretohet nga kanadezi Peter Pringle. Në vitet 1970-’80 Pringel merrej me muzikën pop-rok, por sot është një nga njohësit më të mirë të muzikës dhe instrumenteve të lashta të Orientit. Përkthimi në shqip i tekstit që këndon, përafërsisht është ky:

Perëndeshës i bëra dhurata
Se ajo do ta hapë zemrën e vet në dashuri,
Dhe se mëkatet e mia do të falen.
Le ta kënaqin vorbat e mia me vajin e ëmbël të susamit,
Që ajo të na shikojë me dashamirësi,
Dhe të na bëjë të frytshme.

Ashtu si arat me drithë që mbijnë,
Me burrat e tyre gratë le t’i lindin trashëgimtarët
Dhe uroj që ato që ende janë të virgjra
Një ditë të bekohen me fëmijë.

Ky version i vijës melodike, që vlerësohet nga më të saktët, është sipas studiuesit Richard J. Dumbrill – një prej interpretuesve më të mirë të teksteve dhe të muzikës së sumerëve dhe të hurianëve. Ndërsa, interpretohet me një lloj udi të lashtë (në sfond janë tingujt e reprodukuar të gajdeve të zbuluara në Ur në vitet 1920).

Previous Post

Pllakat e gjetura në Skupin antik, Asani: Konfrimojnë historikun e shqiptarëve të lashtë

Next Post

Inxhinierët turq: Ndërtuesit fajtorë për numrin e lartë të vdekjeve nga tërmeti

Related Posts

Showbiz

“Edicion i paharrueshëm”, Dua Lipa del me postim pas përfundimit të Sunny Hill Festival

04/08/2025
Showbiz

Elvana Gjata dhe Irkenc Hyka publikojnë këngën “Sa të du”

04/08/2025
Showbiz

Duke bërë shqiponjën me duar, Shawn Mendes ka dy fjalë për Duan

04/08/2025
Showbiz

Ryva Kajtazi në ‘Big Brother VIP’?

03/08/2025
Showbiz

G-Bani në lidhje dashurie? Publikon foton e nxehtë

03/08/2025
Showbiz

FEST64 zyrtarisht i hapur, Elhaida me mesazh për artistët pjesëmarrës

03/08/2025
Next Post
Inxhinierët turq: Ndërtuesit fajtorë për numrin e lartë të vdekjeve nga tërmeti

Inxhinierët turq: Ndërtuesit fajtorë për numrin e lartë të vdekjeve nga tërmeti

Këto janë kandidatët e BDI për kryetarë komunash, sot zyrtarizimi

05/08/2025

VLEN: 47.5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Kërçovës, 77.5 milionë euro për spitalin e Tetovës

05/08/2025

Kasami dhe Ganiu në Uashington,takojnë mikun e madh të shqiptarëve William G. Wallker!

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk