Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kisha serbe: Kosovën s’duhet pranuar as tërthorazi e as drejtpërdrejtë

19/05/2023
Kisha serbe: Kosovën s’duhet pranuar as tërthorazi e as drejtpërdrejtë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Asambleja e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) njoftoi se çdo pranim, indirekt ose i drejtpërdrejtë, i pavarësisë së Kosovës do të ishte në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së dhe aktet dhe parimet e tjera.

Në seancën e rregullt vjetore të Kuvendit të KOS-it, është thënë se një gjë e tillë nuk ka mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe as të shumicës së vendeve të botës, përfshirë pesë vendet e BE-së.

“Kjo në mënyrë të pashmangshme do të shkaktonte shtimin e emigrimit të popullit serb dhe do ta bënte të pamundur jo vetëm bashkëjetesën paqësore të të gjithëve, pavarësisht prejardhjes etnike dhe fetare, por edhe vetë mbijetesën e popullit tonë në vatrat e tij shekullore. Prandaj, zgjidhjet duhet të kërkohen ekskluzivisht në respektimin e parimeve që vlejnë njësoj për të gjithë në botë”, bëri të ditur Kuvendi i KOS-it, shkruan Klankosova.tv.

Më tej, kisha serbe tha se serbët vendosën të larohen nga institucionet e Kosovës “pas dhjetëra sulmeve ndaj tyre dhe shtëpive të tyre në Kosovë”, ndërsa shtoi se kthimi i tyre do të bëhet vetëm kur të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Është e qartë se qëllimi i institucioneve të Kosovës është të krijojnë një Kosovë etnikisht shqiptare në të cilën serbët vështirë se mund të kenë një jetë të lirë dhe normale. Me këtë rast, Kisha dënon gjithashtu të gjitha sulmet ndaj popullit serb, objekteve të shenjta dhe pronës së tij, veçanërisht sulmet e armatosura terroriste ndaj serbëve individualë, përfshirë fëmijët, si dhe listat sekrete në bazë të të cilave serbët, madje edhe ish-pjesëtarët e policisë së Kosovës, arrestohen dhe ndalohen. Po kështu shpronësimi i tokave në pronë të serbëve po bëhet në mënyrë të paligjshme, me qëllim që të ushtrohet presion shtesë dhe të detyrohen të shpërngulen”, thotë Kisha Ortodokse Serbe.

Në reagim thuhet se edhe ajo është në një situatë shumë të vështirë sepse zyrtarët më të lartë shqiptarë nuk i pranojnë as ato garanci që vërtetohen me ligjet e Kosovës.

“Kisha jonë në Kosovë dhe Metohi ka nevojë për mbrojtje shumë më aktive ndërkombëtare kundër sjelljes diskriminuese të institucioneve të Kosovës me garanci të shtuara ndërkombëtare dhe mbikëqyrje efektive, në mënyrë që të parandalohen të gjitha abuzimet e mundshme dhe të monitorohet zbatimi i ligjeve dhe vendimeve gjyqësore, të cilat nuk duhet të interpretohen, ndryshohen ose shfuqizohen plotësisht në mënyrë arbitrare dhe e gjithë kjo në dëm të kishës sonë”, tha KOS-i në njoftim.

Previous Post

Selami: Presim përkrahje maksimale nga ministri Bekteshi për Ligjin e ri të Metrologjisë!

Next Post

Qeveria miratoi Strategjitë Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Kundër-Terrorizmit 2023-2027

Related Posts

Rajon

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

16/05/2025
Aktuale

Costa: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Botë

Kroaci: E përndoqi 26 vjeçaren dhe tentoi ta vriste mikun e saj, arrestohet shqiptari

15/05/2025
Next Post
Qeveria miratoi Strategjitë Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Kundër-Terrorizmit 2023-2027

Qeveria miratoi Strategjitë Kombëtare për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Kundër-Terrorizmit 2023-2027

Një 38-vjeçare vetëvritet me armë zjarri në Tiranë

16/05/2025

13 të lënduar pasi makina përplasi turmën në ndeshjen Barcelona-Espanyol

16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

16/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk