Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kina i tregon muskujt SHBA-ve, presidenti kinez ndjek paradën ushtarake i shoqëruar nga Putin dhe Kim Jong Un

03/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kina shfaqi fuqinë ushtarake të saj në rritje dhe thellimin e raporteve me Rusinë gjatë paradës ekstravagante ushtarake që synonte të shfaqte statusin e presidentit kinez, Xi Jinping, si udhëheqës i një rendi botëror alternativ joperëndimor.

Parada e 3 shtatorit ofroi një imazh të koordinimit dhe forcës ushtarake, duke përfshirë mbi 10 mijë pjesëtarë të organizuar me koreografi të lartë dhe qindra pajisje ushtarake.

Në fjalimin e tij hyrës në paradën ushtarake, Xi tha se vendi i tij bën gjithmonë zgjedhjen e duhur.

“Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen mes paqes ose luftës, dialogut ose konfrontimit, fitores së përbashkët ose rezultatit zero. Populli kinez qëndron me vendosmëri në anën e duhur të historisë”, tha Jinping.

Momenti kyç ishte kur udhëheqësi kinez Xi ishte i rrethuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong, teksa shikonin paradën 70-minutëshe në Sheshin Tiananmen të Pekinit, në një shfaqje të paprecedent të solidaritetit.

Të tre shkëmbyen një bisedë të shkurtër ndërsa iu afruan vendit të ceremonisë, duke ecur në tapetin e kuq dhe duke u drejtuar drejt portës së Qytetit të Ndaluar.

Ndërkohë pas pamjeve të shpërndara në rrjete sociale ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump, i cili e quajti këtë një komplot kundër SHBA-ve.

“Shumë amerikanë kanë vdekur në ndjekjen e fitores dhe lavdisë nga Kina. Shpresoj që ata të nderohen dhe të kujtohen me të drejtë për guximin dhe sakrificën e tyre! Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm kinez urojnë një ditë të madhe dhe të qëndrueshme festimi. Përshëndetje të përzemërta për Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump.

Parada e madhe ushtarake ishte përmbyllje e një sërë ngjarjesh diplomatike të dizajnuara për të treguar vizionin e Kinës për një rend botëror alternativ, si kundërpeshë ndaj dominimit të gjatë të SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimor. Parada u organizua pas samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), që u mbajt më herët gjatë javës, që po ashtu synoi të shfaqte Kinën si udhëheqëse botërore që ka ndikim gjithnjë e më të madh rajonal në Azinë Juglindore dhe Qendrore.

Previous Post

Mesazh kërcënues ndaj Kurtit në Mitrovicën e Veriut, Policia nis hetimet

Next Post

Ja kush do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të VLEN në Komunën e Zhelinës

Related Posts

Botë

Trump reagon i revoltuar për lajmet se “ka ndërruar jetë”

03/09/2025
Botë

Takimi historik në Pekin, nga Putin, Kim Jong Un deri tek Vuçiç, ja kë ftoi Xi Jinping

03/09/2025
Botë

Evropa mund të përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

03/09/2025
Botë

Krime kundër njerëzimit – Franca lëshon urdhër-arresti për Bashar al-Assad

02/09/2025
Botë

Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Putinin

02/09/2025
Botë

Keqpërdori fondet e BE-së për darka, dënohet ish-ministrja kroate

02/09/2025
Next Post

Ja kush do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të VLEN në Komunën e Zhelinës

Trump reagon i revoltuar për lajmet se “ka ndërruar jetë”

03/09/2025

Mexhiti së bashku me rininë prezantoi platformën “Rinia për Çairin”

03/09/2025

Fetai: Me mendimin e Komisionit të Venecias, përfaqësimi i drejtë bëhet ligj i fortë

03/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk