Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kim Jong Un urdhëron prodhim masiv të dronëve sulmues

15/11/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar “prodhim masiv” të dronëve sulmues, raportoi media shtetërore më 15 nëntor, teksa shqetësimet po rriten lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes Phenianit dhe Rusisë.

Pheniani fillimisht bëri publik dronët e tij sulmues në gusht, teksa ekspertët thanë se aftësia për të prodhuar armë të tilla mund t’i atribuohet aleancës së Koresë së Veriut me Rusinë.

Korja e Veriut ka ratifikuar një pakt të mbrojtjes me Rusinë, teksa po akuzohet se ka dërguar mijëra trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës. Ky fakt ka shtyrë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, që të paralajmërojë për mundësinë e transferimit nga Rusia te Koreja e Veriut teknologji të ndjeshme ushtarake.

Kim një ditë më herët mbikëqyri dizajnimin e dronëve, që mund të shënjestrojnë edhe caqet tokësore dhe detare, e të cilat po prodhohen në kompleksin e Koresë së Veriut për prodhimin e dronëve, tha media shtetërore koreanoveriore, KCNA.

“Ai theksoi nevojën e ndërtimit të një sistemi të prodhimit serik sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të shkohet në prodhim në masë”, raportoi KCNA.

Dronët janë të dizajnuar që të bartin mjete shpërthyese dhe munden që të përplasen edhe me caqet armike dhe kështu të veprojnë edhe si raketa të telekomanduara.

Sipas KCNA-së, në testimet e kryera të enjten, dronët goditën “në mënyrë precize” caqet e tyre.

“Dronët vetëvrasës që do të përdoren për rreze të ndryshme veprimi duhet të kryejnë misione për të sulmuar në mënyrë precize çdo objektiv armiku në tokë dhe në det”, tha agjencia.

Kim tha se dronët “janë të lehtë për të përdorur” për të kryer sulme dhe po ashtu kanë kosto relativisht të ulët të prodhimit.

Ai tha se Koreja e Veriut “i ka kushtuar rëndësi kohëve të fundit” prodhimit të dronëve dhe integrimit të tyre në strategjinë e përgjithshme ushtarake të shtetit.

Ekspertët kishin deklaruar se dronët – imazhet e të cilëve u publikuan në gusht nga Koreja e Veriut – dukeshin të ngjashëm me dronët HAROP, të prodhuara nga Izraeli, dronët Lancet-3 të prodhimit rus dhe dronët HERO 30 të prodhuara nga Izraeli.

Koreja e Veriut mund të ketë marrë teknologji për prodhimin e dronëve nga Rusia, e cila me gjasë i ka marrë nga Irani, teksa vet Teherani akuzohet se e ka vjedhur këtë teknologjinë nga Izraeli.

Më 2022, Pheniani dërgoi dronë përtej kufirit dhe ushtria e Seulit nuk arriti t’i rrëzonte, duke thënë se fluturaket ishin shumë të vogla. REL

Previous Post

Zëvendëskryeministri Arben Fetai panelist në Forumin Think Tank Tirana  

Next Post

NP Higjiena Komunale pastron mbeturinat në disa komuna të Shkupit

Related Posts

Botë

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

11/09/2025
Botë

FBI ofron shpërblim 100 mijë dollarë për informacione lidhur me vrasësin e Charlie Kirk

11/09/2025
Botë

Vrasja e Charlie Kirk – FBI gjen armën dhe gjurmët kyçe të autorit

11/09/2025
Botë

Parlamenti i Francës propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

11/09/2025
Botë

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

11/09/2025
Botë

“Moment i errët për Amerikën”, thotë Trumpi pas vrasjes së Kirk

11/09/2025
Next Post

NP Higjiena Komunale pastron mbeturinat në disa komuna të Shkupit

Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

11/09/2025

Nesër dhe pasnesër – spërkatje kundër mushkonjave

11/09/2025

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk