Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore

22/11/2024
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un akuzoi Shtetet e Bashkuara për shtim të tensioneve dhe provokimeve, duke thënë se gadishulli Korean nuk është përballur kurrë më parë me rrezikun e luftës bërthamore si tani. Komentet e tij u bënë të ditura të premten në mbrëmje nga media shtetërore KCNA.

Në një fjalim në një ekspozitë ushtarake të enjten në Phenian, Kim Jong Un tha se nga përvoja e tij e mëparshme e negociatave, Uashingtoni kishte ndjekur një politikë “agresive dhe armiqësore” kundër Phenianit.

“Asnjëherë më parë palët ndërluftuese në gadishullin Korean nuk janë përballur me një konfrontim kaq të rrezikshëm dhe të mprehtë që të mund të përshkallëzohej në luftën më shkatërruese termonukleare“, tha Kim Jong Un, sipas KCNA.

Gjatë mandatit të parë të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, ai dhe Kim Jong Un zhvilluan tre takime të pashembullta në Singapor, Hanoi dhe në kufirin Korean në vitin 2018 dhe 2019.

Por bisedimet dështuan të arrijnë ndonjë rezultat konkret për shkak të dallimeve, mes thirrjeve të Uashingtonit ndaj Koresë së Veriut që të heqë dorë nga armët bërthamore, dhe kërkesave të Phenianit për lehtësimin e sanksioneve.

Në fjalimin e tij Kim Jong Un bëri thirrje për zhvillimin dhe përmirësimin e armëve në “ultra-moderne” dhe u zotua të avancoje aftësitë mbrojtëse për të forcuar pozicionin strategjik të vendit, njoftoi KCNA. Në veprimtarinë e quajtur Ekspozita e Zhvillimit të Mbrojtjes, u paraqitën armë strategjike dhe taktike.

Fjalimi i fundit i Kim Jong Un-it vjen mes kritikash ndërkombëtare për bashkëpunimin gjithnjë e më të thelluar ushtarak mea me Moskën. Koreja e Veriut ka dërguar më shumë se 10,000 trupa në Rusi për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës.

Javën e kaluar, Kim Jong Un kërkoi që ushtria të përmirësojë aftësitë për të luftuar, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për nxitjen e tensioneve në “fazën më të rëndë në histori” dhe duke e quajtur gadishullin Korean “pikën më të madhe të nxehtë në botë”./VOA

Previous Post

VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI, për 20 vite, shndërruan Jeni Xhaminë në muze!

Next Post

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Related Posts

Aktuale

Samiti i OKB/ Iu revokua viza nga SHBA, presidenti palestinez do të mbajë fjalim virtual

19/09/2025
Botë

Pas Estonisë, avionët luftarakë fluturojnë mbi Poloni

19/09/2025
Botë

Trump dhe Erdogan do të takohen më 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë

19/09/2025
Botë

Pastruesja kosovare dënohet në Zvicër pasi vodhi rreth 40 mijë CHF të banorëve në shtëpinë e pleqve

19/09/2025
Botë

Çfarë po ndodh në Berlin? Evakuohen mbi 20 mijë persona

19/09/2025
Botë

Talebanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane

19/09/2025
Next Post

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Izet Mexhiti nga Serova: Në vitin e parë, qytetarët e Çairit s’do të shohin më mbeturina me sy

20/09/2025

Erkan Arifi dhe Zekirja Shaini paguan 60 milionë denarë për t’ia shtruar rrugën Manastirit të Mateçit (Dokument)

20/09/2025

Kasami në Çarshinë e Epërme: Mbështetja e lagjes sime më frymëzon, Tetova s’ndalet

20/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk