Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​KFOR pas sulmit në veri: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

26/09/2023
​KFOR pas sulmit në veri: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se kanë vepruar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ditën e diel kur terroristët serb sulmuan patrullën policore.

Përmes një komunikate, KFOR ka përsëritur se Policia e Kosovës ka ndërhyrë në përputhje me të drejtat e saj si reaguese e parë.

Ndërsa ka theksuar se trupat e KFOR-it ishin të pranishëm në zonë duke vëzhguar situatën nga afër dhe “të gatshëm të përgjigjeshin, nëse kërkohej”.

“Siç është theksuar edhe në deklaratën e KFOR-it të lëshuar më 24 shtator 2023, pas sulmit të kryer kundër Policisë së Kosovës në Banjska, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në përputhje me të drejtat e saj të zbatimit të ligjit, si reaguese e parë. Trupat e KFOR-it ishin të pranishëm në zonë. Ata vëzhguan nga afër situatën dhe ishin të gatshëm të përgjigjeshin, nëse kërkohej. Gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë vepruar në koordinim të ngushtë, respektivisht si reagues i parë, i dytë dhe i tretë”, është theksuar në komunikatën e KFOR-it.

Tutje është bërë e ditur se “komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të rregullt me EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave të sigurisë së Kosovës si dhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë”.

“KFOR-i gjithashtu do të vazhdojë të ofrojë kushtet e sigurisë të nevojshme që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve”, është bërë e ditur në komunikatë.

Previous Post

​Kurti në takim me Abbott: Sulmuesit duket të kenë qenë nga organizatat që i kemi shpallur terroriste

Next Post

Pse duhet konsumuar kafja nga njerëzit që vuajnë nga veshkat?

Related Posts

Kosovë

Protesta e 17 tetorit, Gucati: Do të marrë pjesë edhe Edi Rama

14/10/2025
Kosovë

Ky është kushti i Nismës për të qeverisur me Kurtin

14/10/2025
Kosovë

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet komunale, Kurti: Tri komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Next Post
Pse duhet konsumuar kafja nga njerëzit që vuajnë nga veshkat?

Pse duhet konsumuar kafja nga njerëzit që vuajnë nga veshkat?

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

14/10/2025

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk