Sot në Gostivar mbajtëm Kuvendin e III të Aleancës për Shqiptarët.
 Këto janë vendimet kryesore që morëm sot:
 1. Isen Shabani dhe Arben Halili u emëruan anëtar të ri të Kuvendit të Partisë;
 2. Dr. Idriz Orana u zgjodh Nënkryetar i Partisë;
 3. Votuam Rezolutën për tragjedinë e Koçanit;
 4. Vendosëm të nisim takime me të gjitha strukturat tona në vend për të dëgjuar zërin e tyre në lidhje me Zgjedhjet Lokale;
 5. Kuvendi ra dakord që Këshilli Drejtues i partisë të vazhdojë negociatat me koalicionin VLEN;
 Në një atmosferë frymëzuese jemi të gjithë plot energji për të shkuar Drejt më t’Mirës!









