Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Këto janë vendimet e miratuara nga Qeveria

14/02/2024
Këto janë vendimet e miratuara nga Qeveria
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme mori vendim me të cilin mundësohet zëvendësim falas i patentave të shoferit dhe patentave të trafikut të vlefshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, është ngarkuar Ministria e Punëve të Brendshme ti ndërmarrë aktet përkatëse juridike, në pajtim me të cilat patenta e shoferit dhe patenta e trafikut që duhet para kohe të zëvendësohen, do të jenë pa kompensim.

Po ashtu, në seancë është ngarkuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme ti ndërmarrë të gjitha aktivitetet përkatëse me të cilat do të mundësohet lëshimi pa kompensim i kartave të qarkullimit për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kanë nevojë të kthehen për të nxjerrë dokumentet e udhëtimit. Në plotësim, MPJ ngarkohet ti ndërmarrë të gjitha aktivitetet e duhura, atje ku nuk ka përfaqësi diplomatike-konsullore, lëshimi i kartave të qarkullimit të lehtësohet dhe dërgimi i kartës së qarkullimit do të mund të realizohet përmes postës së shpejtë.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën e Ministrisë së Arsimit për dhënien e mendimit pozitiv për themelimin e shkollës fillore komunale në Komunën e Çashkës si zgjidhje e përhershme dhe dha mendim pozitiv.

Mësimi i të gjithë nxënësve në Shkollën Fillore “Todor Janev”, në Komunë, përkohësisht, respektivisht deri në fund të vitit shkollor, do të realizohet në objektin ekzistues dhe sipas programeve mësimore të përshtatura.

Zgjidhja për vazhdimin e procesit edukativo-arsimor në shkollë, për të gjithë nxënësit dhe në gjuhën e tyre amtare është gjetur përmes dialogut të iniciuar nga Kryeministri Talat Xhaferi, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, a me pjesëmarrjen e deputetëve të të gjitha partive politike, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe palëve të interesuara për zgjidhjen e çështjes.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave miratoi Urdhëresë për ndryshimin e Urdhëresës për ndryshimin e Urdhëresës për kriteret më të afërta për pagesat e drejtpërdrejta, për shfrytëzuesit e mjeteve, shumat maksimale dhe për mënyrën e pagesave të drejtpërdrejta për vitin 2024.

Ndryshimi i Urdhëresës është në drejtim të mundësimit të drejtës në subvencione të gjithë bujqve, të cilët në muajt gjatë procesit zgjedhor, kanë kontrata të skaduara apo do u skadojnë kontratat për marrjen me qira të tokës bujqësore. Bujqit, të drejtën në subvencione do të mund ta realizojnë në bazë të kontratave të vjetra. Vazhdimi i kontratave do të realizohet menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke vazhduar gjithçka në 15 vite në pajtim me ndryshimet e fundit për tokën bujqësore.

Qeveria, me propozim të MBPEU e miratoi edhe Programin për zbatimin e Fondit intervenues në bujqësi për vitin 2024.

Bëhet fjalë për një program të hapur përmes të cilit mund të krijohen masa për mbështetjen e çdo një bujku, gjithmonë kur do të shfaqet nevoja për këtë. Në Program, për momentin, janë krijuar dy masa për mbështetjen e bujqve. Njëra është mbështetje financiare për lulediellin e dorëzuar në kapacitetet e regjistruara për blerje, drejtpërdrejtë apo nëpërmjet një blerësi. Parashikohet që ,ekonomitë bujqësore të mbështeten me 5 denarë për luledielli të dorëzuar te blerësit e regjistruar. Tjetra është mbështetje financiare për rrush vere të blerë dhe të prodhuar nga plantacioni vetjak nga ana e prodhuesve të regjistruar të verës të cilët njëherazi janë blerës të regjistruar të rrushit të verës dhe e kanë përpunuar në kapacitetet vetjake për prodhimtarinë e verës. Parashikohet që mbështetja të jetë 1 denarë për kilogram rrush vere si edhe të prodhuar nga plantacioni vetjak nga prodhimtaria 2023, me shumë maksimale për shfrytëzues për këtë paramasë prej 6.000.000 denarë. Në plotësim, gjatë vitit do të krijohen masa për mbështetje financiare në prodhimtarinë blegtore, ku do të nevojitet intervenim për të zvogëluar humbjet nga puna e ekonomive bujqësore.

Është miratuar Programi për financimin e prodhuesve bujqësorë të ushqimit për vitin 2024 dhe Program për financimin e mikroprodhuesve bujqësorë të verës për vitin 2024.
Me këto programe sigurohet mbështetje grant deri në 10.000 euro për prodhuesit e vegjël të ushqimit dhe veraritë e vogla, si edhe mbështetje për furnizimin e pajisjes për prodhimtari.

Qeveria, me propozim të MBPEU miratoi edhe Program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 202, me të cilin mundësohet mbështetje edhe e: manifestimit qendror Dita e vreshtarëve – Shën Trifuni 2024, organizimi i manifestimit Dita e Stanushinës (Stanushina Day) për afirmimin e llojit të vetëm autokton maqedonas të rrushit për verë dhe organizimi i Maratonës së verës „Wine and Run“.

Në seancën e sotme, Qeveria e përcaktoi tekstin e Propozim Ligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit për përmendore të natyrës.

Liqeni i Ohrit, sipas propozimit të Ministrisë përkatëse të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, shpallet Përmendore e natyrës për shkak të karakteristikave gjeo-morfologjike dhe hidrologjike, për vlerat e jashtëzakonshme natyrore si pjesë e Trashëgimisë natyrore botërore të UNESKO-s dhe një nga qendrat më të rëndësishme refugium të llojllojshmërisë biologjike në suaza evropiane dhe botërore.

Me shpalljen e Përmendores së natyrës – Liqeni i Ohrit, mundësohet:

– mbrojtja dhe ruajtja e gjendjes natyrore të Liqenit të Ohrit përmes mbrojtjes dhe ruajtjes së vendbanimeve dhe llojeve me vlerë nacionale dhe evropiane dhe mbrojtje e vlerave tjera natyrore;
– parandalimi i veprimeve që mund të shkaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë çrregullim të vendbanimeve dhe ekosistemeve;
– krijimi i kushteve të volitshme për mbrojtje, ruajtje dhe avancim të llojllojshmërisë biologjike dhe territoriale dhe
– shfrytëzim i qëndrueshëm i resurseve natyrore në mënyrë në të cilën nuk rrezikohet ekzistenca e vendbanimeve dhe llojeve.

Previous Post

Dislokimi i bastoreve dhe kazinove nga shkollat, BDI i reagon Pendarovskit: Vendimi i presidentit për keqardhje

Next Post

Sot ose nesër zbulohet kandidati i opozitës shqiptare për president, kush pritet?!

Related Posts

Maqedoni

Sadiku: T’i japim fund neglizhencës ndaj Likovës!

02/08/2025
Aktuale

Bilall Kasami shpall kandidaturën: Për ti dhënë hov zhvillimit të Tetovës

02/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

02/08/2025
Aktuale

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

02/08/2025
Maqedoni

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025
Maqedoni

Fisnik Mela shpall kandidaturën për kryetar të Dibrës: Dibra nuk ka më kohë për të humbur, ka ardhur koha për një vizion të ri

01/08/2025
Next Post
Sot ose nesër zbulohet kandidati i opozitës shqiptare për president, kush pritet?!

Sot ose nesër zbulohet kandidati i opozitës shqiptare për president, kush pritet?!

Sadiku: T’i japim fund neglizhencës ndaj Likovës!

02/08/2025

Bilall Kasami shpall kandidaturën: Për ti dhënë hov zhvillimit të Tetovës

02/08/2025

Parashikimi i motit për sot

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk