Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Këto janë kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës

08/06/2023
Këto janë kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër kandidatë janë në garën për rektor të Universitetit të Tetovës i cili sot është në ditën e tij të fundit të pranimit të ndonjë emri të ri të mundshëm përmes postës. Më tej, organet e universitetit, konkretisht komisioni që ka për synim zgjedhjen e titullarit, do të shqyrtojë emrat dhe do të vendosë për njërin prej tyre, si personi që do të drejtojë dhe menaxhojë këtë institucion të lartë arsimor. Nga ajo që mëson Alsat, deri tani kanë konkurruar Jusuf Zejneli, dekani aktual i Fakultetit të Drejtësisë, Myqerime Rusi, profesore në Fakultetin Filozofik, Bashkim Ziberi, profesor nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore dhe profesori i Fakultetit Filologjik Dervish Alimi.

Siç mëson ALSAT, ushtruesi i detyrës Kushtrim Ahmeti nuk ka konkurruar në këtë pozitë, pasi sipas informacioneve jozyrtare, pengohet nga titulli profesor ordinar i marrë në një shtet tjetër, ende jo pjesë e qarkullimit juridik në kuadër të njohjes së tij. Kandidatët e rinj kanë një prapavijë që bie në sy. Zejneli është i njohur për opinionin publik për lidhjet politike me BDI-në, fillimisht shef kabineti i ish sekretarit të përgjithshëm të BDI-së Gëzim Ostreni, vazhda e të cilit duket qartë edhe nga pjesëmarrja në ahengjet masive me kreun e partisë Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë të BDI-së, të dalë ose të angazhuar aktualisht në Universitetin e Tetovës.

Bashkim Ziberi duket se ka konkurruar pas heqjes së pengesës së theksuar në konkursin e fundit, ku njëra prej pikave diskriminuese ndalonte konkurrimin e të gjithë atyre që kishin dhënë më herët dorëheqje nga ky institucion.
Myqereme Rusi njihet si një nga themelueset e Universitetit, në ballë të protestave me lëvizjen e grave në vitet ‘90 dhe fillim vitet 2000.

Dervish Alimi është profesor në Fakultetin Filologjik të UT-së që nga themelimi i këtij institucionit të arsimit të lartë.

Garën e ka braktisur ushtruesi i detyrës Kushtrim Ahmeti, ndaj të cilit, rëndonte edhe akuza nga inspektorati arsimor, për caktimin e tij në këtë detyrë, pa ofruar dëshmi si profesor i rregullt. Universiteti i Tetovës e anuloi konkursin e tij të parë, pas hedhjes dritë nga televizioni ALSAT të disa problemeve me shkeljen e ligjit për arsim të lartë dhe statutit të vetë universitetit, duke vendosur kriteret diskriminuese, se kandidatët duhet të kenë 15 vjet përvojë dhe se nuk duhet të kishin dhënë më parë dorëheqjen nga ky institucion. Këto shkelje u konstatuan edhe nga Inspektorati i Arsimit, pavarësisht se Universiteti këmbëngulte t’i hidhte hi syve opinionit publik për rregullsinë e procesit. Arsyetimi i anulimit të konkursit, ishte se palë të treta kanë lëkundur integritetin institucional të universitetit. Prej ditësh ALSAT kërkon llogari edhe nga Ministria e Arsimit për marrjen e masave ndaj shkeljeve, por deri tani, ministri Jeton Shaqiri arsyetohet me zinxhirin shumë të gjatë të procedurave, deri në vërtetimin e tyre dhe masat finale për shkeljet.

Previous Post

Mickoski: Qeveri pa BDI-JO Kryeministrit shqiptar!

Next Post

Grupet bankare ndërkombëtare ruajnë pozicion të fortë në Ballkanin Perëndimor

Related Posts

Maqedoni

Ali Ahmeti për Ilindenin: Maqedonia, jo e jotja apo e imja, por e jona!

02/08/2025
Maqedoni

Kryengritja e Ilindenit dhe shqiptarët

02/08/2025
Maqedoni

Zjarr i madh në Lagjen Lisiçe, digjen dy shtëpi, një person i lënduar rëndë

02/08/2025
Maqedoni

VLEN: Raporti i Revizionit demaskon Faton Ahmetin dhe modelin e BDI-së?!

02/08/2025
Maqedoni

Sadiku: T’i japim fund neglizhencës ndaj Likovës!

02/08/2025
Aktuale

Bilall Kasami shpall kandidaturën: Për ti dhënë hov zhvillimit të Tetovës

02/08/2025
Next Post
Grupet bankare ndërkombëtare ruajnë pozicion të fortë në Ballkanin Perëndimor

Grupet bankare ndërkombëtare ruajnë pozicion të fortë në Ballkanin Perëndimor

Ali Ahmeti për Ilindenin: Maqedonia, jo e jotja apo e imja, por e jona!

02/08/2025

Kryengritja e Ilindenit dhe shqiptarët

02/08/2025

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk