Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Këta janë tetë policë kosovarë që u ndaluan në Serbi, tre janë liruar dje

18/04/2024
Këta janë tetë policë kosovarë që u ndaluan në Serbi, tre janë liruar dje
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tetë policë janë ndaluar nga autoritetet shtetërore serbe gjatë ditës së mërkurë.

Tre nga ta pas ndalimit dhe intervistimit janë liruar dje, derisa pesë të tjerë vazhdonin të mbaheshin në mbajtje.

Gazeta Insajderi nga burimet e saj konfirmon se tre policët që u ndaluan dhe u liruan dje vetëm pas intervistimit janë: Ramadan Selishta, Fitim Bunjaku, Ragip Pireva.

Derisa, katër policët tjerë që u raportua se u liruan gjatë ditës së sotme janë: Sinisha Milliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi.

Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili është i ndaluari tjetër po vazhdon të mbahet në njërin nga burgjet e Serbisë.

Këtë e theksoi edhe në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti.

“Informacionet e fundit na njoftojnë se të gjithë policët e ndaluar janë liruar, përveç Jankoviq. Ai po mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti.

Reagime për ndalimin e tyre pati edhe nga krerët tjerë të institucioneve të vendit.

Para se të bëhet e ditur lirimi edhe i katër policëve tjerë, presidentja Vjosa Osmani, kërkoi nga faktori ndërkombëtar që të reagojë dhe të ndërhyjë për lirimin e policëve të Kosovës.

Osmani e quajti Serbinë si shtet shovinist.

“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, tha ndër të tjera Osmani.

E fajtor për gjithë këtë kryeministri Albin Kurti po e sheh presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Sipas Kurtit, Serbia është hakmarrë kësisoj një ditë pasi Kosova ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

“Ata janë ndaluar si rezultat i një konference për media të cilën e pati të shtunën që shkoi presidenti i Serbisë, ku ai tha që në javën që vjen Serbia ku do që ushtron pushtet dhe kontroll efektiv, do të filloj që të hakmerret. Andaj edhe ajo çfarë po ndodh në këtë javë është paralajmëruar të shtunën që shkoi kur presidenti i Serbisë vizitoi njësitet ushtarak ‘Kobra’ në ditëlindjen e tyre, një njësit të cilën ne e patëm akuzuar në mesë të qershorit të vitit të kaluar që i ka rrëmbyer tre policët tanë në veri të Kosovës”.

Një ndalim të tillë dhe marrje në pyetje institucionet serbe e bënë dje edhe ndaj qindra qytetarëve të cilët po udhëtonin drejt vendeve europiane.

13 autobusëve me qindra udhtarë u ndaluan për rreth 20 orë nga policia e Serbisë në pikën kufitare Serbi – Kroaci.

I gjithë ky reagim erdhi një ditë pasi Kosova kaloi me sukses edhe një hap drejt pranimit në Këshillin Evropian.

Previous Post

Borrell: Lindja e Mesme në cep të luftës rajonale

Next Post

Ali Ahmeti nga Fronti Europian: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

Related Posts

Rajon

Alarme për bomba nëpër shkolla pothuajse në gjithë Serbinë

02/10/2025
Kosovë

“Sami Lushtaku dhe vendimi për mosarrestim” – Top tri deklaratat e zyrtarit amerikan në Hagë në mbrojtje të Thaçit

02/10/2025
Kosovë

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

02/10/2025
Maqedoni

Nga 12 tetori hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrje-dalje në BE, ja çfarë duhet të dini

01/10/2025
Kosovë

Pezullohet marrëveshja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

01/10/2025
Kosovë

Alarm para Serbisë/ Kombëtarja, probleme për këta dy lojtarë

30/09/2025
Next Post
Ali Ahmeti nga Fronti Europian: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

Ali Ahmeti nga Fronti Europian: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

Aksione masive për pastrimin e Çairit: Bujar Osmani paralajmëron formimin e Shtabit të Krizës

02/10/2025

Gjendet 15-vjeçarja e raportuar e larguar nga shtëpia në Gostivar

02/10/2025

Alarme për bomba nëpër shkolla pothuajse në gjithë Serbinë

02/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk