Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Këta janë personat që Specialja ua ndaloi vizitat Thaçit në Hagë

19/08/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim për kufizimin e vizitave të ish-presidentit Hashim Thaçi për një grup prej 11 personash, në kuadër të çështjes “kundër administrimit të drejtësisë”.

Sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, të marrë më 18 gusht 2025, Thaçit i ndalohet të ketë vizita jo të privilegjuara nga Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër persona të tjerë, emrat e të cilëve janë të redaktuar.

Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë, e cila kishte pretenduar se këta persona gjatë vizitave të mëparshme kishin folur me zë të ulët dhe kishin marrë udhëzime nga Thaçi për t’ua përcjellë dëshmitarëve. Sipas Prokurorisë, kjo paraqet rrezik për zbulimin e informacioneve konfidenciale.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Thaçit e udhëhequr nga Sophie Menegon ka kundërshtuar këtë masë, duke e cilësuar atë si cenim të së drejtës për jetë private dhe familjare. Ata theksuan se kufizimet janë të panevojshme dhe të pajustifikuara.

Megjithatë, gjyqtarja Masselot ka konstatuar se kufizimet janë të domosdoshme për të mbrojtur integritetin e procedurës dhe për të shmangur rrezikun e zbulimit të informacioneve rreth dëshmitarëve të mbrojtur.

Në dokument thuhet se kufizimet vlejnë vetëm për individët për të cilët ka tregues të besueshëm se kanë marrë pjesë në vizita ku Thaçi ka zbuluar informacione konfidenciale.

Previous Post

Izet Mexhiti dhe Bajram Vardar diskutojnë rreth Master Planit që do të transformojë Çairin

Next Post

Një 41 vjeçar nga Tetova ndërroi jetë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës

Related Posts

Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Kosovë

Policia e Kosovës: Kemi bërë planifikimet e nevojshme për zgjedhjet nesër

11/10/2025
Kosovë

Kurti emëron Vukmiroviçin si ministër për Komunitetet dhe Kthim

11/10/2025
Kosovë

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

11/10/2025
Kosovë

Incizimi me Fatmir Shehollin, reagon Duda Balje

10/10/2025
Kosovë

Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

10/10/2025
Next Post

Një 41 vjeçar nga Tetova ndërroi jetë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk