Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Këshilltari i Pacollit zbulon detaje për të ardhurat, bizneset dhe punën e Naim Murselit

04/12/2023
Këshilltari i Pacollit zbulon detaje për të ardhurat, bizneset dhe punën e Naim Murselit
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jetlir Zyberaj, këshilltar i deputetit dhe ish-kryediplomatit Behgjet Pacolli, ka thënë se Naim Murseli prezantohej si një person që kishte një biznes në Suedi dhe se ishte i punësuar me rrogë në ekipin e Behgjet Pacollit.

Zyberaj, në një intervistë për Euronews Albania të hënën, zbuloi detaje nga njohja e tij me Murselin.

Ai tha se Naim Murseli ishte njohur me Behgjet Pacollit gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2008 ose 2009.

“Ka qenë rreth vitit 2008 – 2009 kur ne kemi qenë të angazhuar në vazhdimësi në fushata zgjedhore. Kush e njeh nga natyra z. Pacolli e di se çfarë qasje ka me njerëzit, e veçanërisht me të rinjtë. Në atë kohë ky djali është afru, është prezantu në fushatë zgjedhore dhe e ka shfaq brengën e tij për një sëmundje që e ka pasur në atë kohë dhe ka kërkuar ndihmë nga z. Pacolli. Siç e dini, ne e kemi një fondacion që asistojnë në raste të tilla. Pas atij rasti, ai është afruar te ne që ta bëjmë një lloj shpagimi që t’ia afrojmë një vend pune duke i shfaqur aftësitë e veta në IT, në internet.. dhe është angazhu për punë në rrjete sociale. Ai ka qenë pjesë e entorazhit, por s’ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë të z. Pacolli. Këtë dua ta sqaroj unë, çfarë këshilla mund t’i japë z. Pacollit një 25-vjeçar”, tha Zyberaj, shkruan Paparaci.

Zyberaj, tha se askush në ekipin e Behgjet Pacollit nuk e ka besuar se Murseli mund të prodhojë një akt të tillë kriminal.

Ai ka thënë se Murseli ka pasur qasje në familjen e Pacollit.

“Ne e kishim brenda një person te i cili nuk besonim që ka kapacitete të prodhonte një akt të tillë kriminal. Natyrisht se z. Pacolli ishte i shokuar. Të gjithë ne ishim të shokuar, sepse ai si person kishte qasje edhe në familjen e z. Pacolli, ishte futur në shtëpinë e z. Pacolli dhe kishte kontakt edhe me fëmijët e tij”, tha Zyberaj.

I pyetur për të ardhurat e Murselit, Zyberaj tha se ishte në dijeni se ai kishte thënë se ka një biznes familjar në Suedi.

“Naimi si person ka qenë imponues. Naimi, është imponuar jo vetëm në rrethet politike, shoqërore, por kujtoj edhe më herët se pa ftesë kur dëgjonte se z. Pacolli e kishte dikënd mysafir në shtëpinë e tij, ai shkonte aty dhe imponohej. Naimi ka punuar dhe është paguar për punën që e ka bërë te ne, jo pagë shumë të madhe por natyrisht brenda realitetit të Kosovës. Në vazhdimësi, ai ka prezantuar ide dhe ka marrë mbështetje edhe nga z. Pacolli për ato ide biznesi që të ndërtoj diçka të veten. Prezantohej se e ka në Suedi një biznes familjar, një Coffe Shop, dhe kjo është ajo që e kam ditur për të ardhurat e tij”, rrëfeu Zyberaj.

Previous Post

Ndërron jetë në Burgun e Shutkës një person në paraburgim

Next Post

Erdogan: Gaza është e palestinezëve dhe do të mbetet ashtu pafundësisht

Related Posts

Kosovë

Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses: Brenda 30 ditëve të zgjidhet kryetari i Kuvendit me procedurë të hapur

18/08/2025
Kosovë

Kurti: Nuk ka asnjë aktgjykim të Kushtetueses që s’e kam respektuar

18/08/2025
Kosovë

“Baza në Bonsdsteel do të kalojë në…”, eksperti i sigurisë “zbulon” planin e SHBA-së në Kosovë

18/08/2025
Kosovë

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16/08/2025
Kosovë

Komuna dyetnike: Serbët e Graçanicës nuk duan kryetar shqiptar (VIDEO)

15/08/2025
Kosovë

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15/08/2025
Next Post
Erdogan: Gaza është e palestinezëve dhe do të mbetet ashtu pafundësisht

Erdogan: Gaza është e palestinezëve dhe do të mbetet ashtu pafundësisht

Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë! Kamioni u përplas me dy makina

18/08/2025

13 kandidatë për kryetar të Komisionit për Atikorrupsion në RMV

18/08/2025

MPB:39 persona të ndaluar për zjarrvënie, masa të reja për parandalim

18/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk