Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyn sërish votimin për Gazën, mbi 20 mijë palestinezë të vrarë që nga 7 tetori

22/12/2023
Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyn sërish votimin për Gazën, mbi 20 mijë palestinezë të vrarë që nga 7 tetori
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shtyrë përsëri votimin për rezolutën që kërkon qasje të shtuar humanitare në Gaza pas një dite tjetër negociatash intensive.

Sipas mediave ndërkombëtare në draftin e fundit “është hequr pika për përfundimin e menjëhershëm të luftimeve dhe në vend të saj është kërkesa për masa urgjente për të lejuar menjëherë qasjen e sigurt dhe të papenguar humanitare dhe për të krijuar kushtet për një armëpushim të qëndrueshme të luftimeve”.

ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se Uashingtoni ishte i gatshëm “të mbështeste draftin ashtu siç ishte shkruar”.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se 390 palestinezë janë vrarë dhe 734 të tjerë janë plagosur në 48 orët e fundit ndërsa komunikimet janë ndërprerë.

Izraeli vazhdon bombardimet e tij në Gaza, me më shumë viktima të raportuara në kampin e refugjatëve në Rafah, Khan Younis dhe Nuseirat.

Të paktën 20,057 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori, sipas Zyrës për Media të Qeverisë së Gazës, ndërsa numri i viktimave nga sulmi i Hamasit në Izrael është afro 1140.

Më shumë se 576,000 palestinezë në Gaza, rreth një e katërta e popullsisë, përballen me “uri katastrofike”, zbulon një raport i mbështetur nga OKB .

Ndërkaq mijëra palestinezë do të pengohen të hyjnë në xhaminë Al-Aksa, për namazin e ditës së premte.

“Çdo javë ka gaz lotsjellës dhe arsyeja pse ata po pengojnë shumicën e adhuruesve të marrin pjesë në namazin e shenjtë – ata (forcat izraelite) thonë të reduktojnë përleshjet pasi është në gjendje të jashtëzakonshme”, raportoi Al Jazeera.

Që nga 7 tetori, ka pasur një rënie dramatike të numrit të adhuruesve të lejuar brenda kompleksit të shenjtë: nga deri në 70,000 në 4,000.

“Kjo është pjesë e kufizimit të lëvizjes së palestinezëve, jo vetëm për lutjet e së Premtes, por për të gjithë qytetin e vjetër”, shtoi gazetarja e Al Jazeera-s.

Previous Post

Ky është “sekreti” i lumturisë për Finlandën

Next Post

Tragjedia me 14 viktima në universitetin e Pragës, e shtuna shpallet ditë zie kombëtare

Related Posts

Botë

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25/08/2025
Botë

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria në Rripin e Gazës, 117 prej tyre janë fëmijë

25/08/2025
Botë

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

24/08/2025
Botë

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025
Botë

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025
Botë

Mijëra kërkesa për biberonët për të rritur, trendi i ri në Kinë përhapet me shpejtësi, por çfarë thonë ekspertët

23/08/2025
Next Post
Tragjedia me 14 viktima në universitetin e Pragës, e shtuna shpallet ditë zie kombëtare

Tragjedia me 14 viktima në universitetin e Pragës, e shtuna shpallet ditë zie kombëtare

Kryparlamentari Gashi i propozon partive nëshkrimin e një Deklarate për zgjedhje fer dhe demokratike

25/08/2025

Aksion i policisë financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë- arrestohen 7 persona, dyshohen për krim financiar mbi 7 milionë euro

25/08/2025

Ahmeti: Vepra e Komandant Kumanovës frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk