Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve Publikë i rekomandon Memetit të mos marrë pjesë në punë derisa zgjat procedura kundër tij

29/05/2024
Këshilli i Prokurorëve Publikë i rekomandon Memetit të mos marrë pjesë në punë derisa zgjat procedura kundër tij
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot diskutoi për procedurën kundër anëtarit Ixhet Memeti i cili dyshohet për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Sipas anëtarëve, Memeti gjatë kohëzgjatjes së hetimit nuk do të duhej të marrë pjesë në punën dhe vendimet e Këshillit. Ata sqaruan se nuk kanë mundësi ligjore për shkarkimin e tyre.

Anëtarja Keti Petkova sqaroi se Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk parasheh mundësi të heqjes nga vendi i punës derisa zgjat procedura penale.

Nga ky aspekt, duart tona si Këshill janë të lidhura për të hequr ndikimin e anëtarit në çdo mënyrë. Edhe pse nuk kemi mundësi ligjore të veprojmë me atë dispozitë që do të ishte më e logjikshme, nuk duhet të heshtim dhe të mos themi dobësitë e konstatuara pasi të veprohet në këtë çështje, tha ajo.

Sipas saj, procedura e hapur penale dhe bastisja e kryer në Këshill, ndikojnë drejtpërdrejtë në integritetin e Këshillit si institucion dhe te ata si anëtarë.

Svetllana Zhupanovska, anëtare e KPPRMV, theksoi se i është lënë virtytit të Memetit, të vendosë nëse do të marrë pjesë në punën e tij.

Anëtari Antonio Jolevski, u pajtua me koleget e tij dhe i rekomandoi Memetit të mos marrë pjesë në punën e Këshillit.

Do t’i rekomandoja, veçanërisht në zgjedhje dhe shkarkime, të mos marrë pjesë sepse pikërisht në ato situata do të vihet në pikëpyetje besimi, se në ato zgjedhje ka marrë pjesë anëtar Këshilli për të cilin zhvillohet procedurë në prokurorinë kompetente”, sqaroi Jolevski.

Kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrievska, në deklaratë për mediat pas debatit, theksoi se Këshilli do ta ndjekë rrjedhën e procedurës penale dhe në bazë të rezultatit të saj do të veprojë sipas ligjit.

Ajo sqaroi se procedura për shkarkim është paraparë, mirëpo në këtë rast është e pamundur.

“Procedura për shkarkim është paraparë, mirëpo, ajo procedurë duhet të fillojë me kërkesë të arsyetuar që duhet të paraqitet nga së paku 20 prokurorë publikë dhe një e treta e anëtarëve të Këshillit, kjo kërkesë duhet të mbështetet me prova, në rastin konkret kjo nuk mund të miratohet”, tha ajo.

Shtoi se Këshilli nuk mund t’ia ndalojë Memetit të marrë pjesë në seanca.

“Kjo mund të ndodhë nëse ka një vendim të tillë nga gjykata”, tha ajo.

Më herët, në fillim të seancës së sotme, Dimitrieska informoi se Memeti e ka informuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme dhe se mendon të tërhiqet nga funksioni nënkryetari i Këshillit.

Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm ku është përfshirë edhe gjykatësi suprem, Naqe Georgiev. Dy të dyshuarit janë pjesë e hetimit të hapur nga PTHP NJKOK dhe dyshohet se kanë marrë “ryshfet për ndikim të jashtligjshëm”. Hetimi është hapur pas aksionit të MPB-së i cili vjen pas kallëzimit penal të të akuzuarit në lëndën që zhvillohet Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik, vendimin për shkarkimin e një anëtari të Këshillit e miraton Këshilli me të paktën gjashtë vota, me ç’rast për shkarkim duhet të kenë votuar të paktën tre anëtare të zgjedhur nga prokurorët publik dhe tre anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.

Previous Post

VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë

Next Post

Hansi Flick merr drejtimin e Barcelonës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Hansi Flick merr drejtimin e Barcelonës

Hansi Flick merr drejtimin e Barcelonës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk