Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Këshilli i Ministrave i BE-së miraton konkluzat për Kosovën dhe Serbinë

12/12/2023
Këshilli i Ministrave i BE-së miraton konkluzat për Kosovën dhe Serbinë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzat nëpërmjet të cilave, detyrimet e dala nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, do përfshihen në proceset evropiane të dy vendeve.

Kjo nënkupton që në rastin e Kosovës do përditësohet agjenda e Grupit të veçantë të Kosovës për normalizim, ndërsa në rastin e Serbisë detyrimet do përfshihen në negociatat e anëtarësimit mes Brukselit e Beogradit.

Nëpërmjet të konkluzave, Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në dialog në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme, shkruan RTK.

Shprehet keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët dhe ftohen si Prishtina ashtu edhe Beogradi që t’i respektojnë dhe zbatojnë të gjitha detyrimet.

“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Këshilli mirëpret gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë për të pranuar draft-statutin e paraqitur palëve, duke kuptuar se duhet të punohet më tej mbi këtë bazë”, thuhet në dokumentin e miratuar.

Hapësirë e veçantë në konkluza i kushtohet situatës së sigurisë në veri. Në këtë rrafsh, Këshilli rithekson se nuk ka arsyetim për dhunën dhe dënon fuqishëm dhunën e 29 majit si dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Nga Kosova dhe Serbia kërkohet që të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për de-përshkallëzimin, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe të ndalojnë retorikën përçarëse.

Këshilli rikujton sërish se dështimi në de-përshkallëzim do të ketë pasoja. Gjithashtu konfirmohet gatishmëria e Bashkimit Evropian të vendosë masa shtesë ndaj Serbisë dhe Kosovës, nëse kjo është e nevojshme, raporton RTK.

Duke iu referuar masave që janë në fuqi ndaj Kosovës, në përmjet konkluzave pranohet se Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së disa prej kërkesave, mirëpo paralajmërohet se masat do hiqen në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave ekzistuese.

Këto konkluza të ministrave do konfirmohen edhe nga ana e shefave të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian të cilët do takohen me 14 dhe 15 dhjetor.

Previous Post

Mexhiti: Çashka dëshmon sa të pafuqishëm janë ministrat shqiptarë në Qeveri

Next Post

Biden e paralajmëron Netanyahun se Izraeli po e humb mbështetjen globale

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post
Biden e paralajmëron Netanyahun se Izraeli po e humb mbështetjen globale

Biden e paralajmëron Netanyahun se Izraeli po e humb mbështetjen globale

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk