Kërkohet shkarkimi i ministrit Sveçla

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta duke u cilësuar si provokim për veteranët, të cilët do të mbajnë protestë sot nga ora 18:00.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka bërë me dije se për shkak të gjuhës së përdorur sot në çdo shtet demokratik do të ndodhte shkarkimi i ministrit.

“Në një shtet demokratik, ku fjala ka peshë dhe përgjegjësi, sot do duhej të shkarkohej ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Por nuk ka si të shkarkohet një ministër, përmes të cilit Kryeministri ka zgjedhur që me gjuhë kërcënuese dhe nxitëse për konflikt civil, t’u drejtohet qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Next Post