Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kërkesat për azil të shqiptarëve zhvendosen në masë të madhe nga Europa në Britani

25/08/2023
Kërkesat për azil të shqiptarëve zhvendosen në masë të madhe nga Europa në Britani
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e autoriteteve europiane të azilit dhe atyre britanike flasin se kërkesat për azil të shqiptarëve janë zhvendosur në një masë të madhe në vitin 2023 nga vendet europiane në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të qeverisë britanike 11790 aplikime për azil janë paraqitur nga shtetasit shqiptarë gjashtë muajt e parë të vitit 2023 në Britaninë e Madhe.

Shqiptarët renditen të parët për numrin e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe ndërkohë që në vend të dytë renditen shtetasit nga Afganistani me rreth 10 mijë kërkesa.

Sipas autoriteteve britanike 7557 persona me shtetësi shqiptare mbërritën në Angli me varka, por ky numër është më i ulët se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Ndërkohë të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Europian për Azilin (EUAA) flasin se në maj të këtij viti u shënuan në vendet e Bashkimit Europian 690 aplikime për azil nga shteasit shqiptarë, nga të cilat 531 për herë të parë.

Sipas autoriteteve europiane të azilit 3635 kërkesa janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa gjatë muajit maj u dhanë vetëm 722 vendime.

Nga vendimet e dhëna, sipas statistikave të Agjencisë Europiane për Azilin, 93% e tyre ishin negative dhe vetëm 7% ishin pozitive.

Shqiptarët renditen të katërtit për nga numri i aplikimeve për azil dhe kërkesat në pritje në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa në vend të parë qëndrojnë shtetasit afganë (me rreth 70mijë aplikime në pritje), në vend të dytë renditen shtetasit nga Bangladeshi me rreth 24 mijë aplkime në pritje dhe shtetasit nga Algjeria me rreth 5600 aplikime në pritje.

Ndërkohë nga statistikat shtetasit shqiptarë po shfaqin një prije gjithnjë e më të vogël për të të kërkuar azil në Greqinë fqinje, e cila para disa vitesh ishte vendi me emigrimin më të madh të shqiptërëve sin ë mënyrë të rregullt edhe në kalimet e parregullta nga kufiri i gjelbër.

Për gjashtë muajt e vitit 2023 shqiptarët përbënin rreth 5% të rreth 5278 hyrjeve të parregullta në Greqi të migrantëve të parregullt.

Të dhënat e ministrisë greke për Emigracionin flasin se gjashtë muajt e parë të vitit 2023, shqiptarët paarqitën 265 kërkesa për azil ndërkohë që norma e njohjes nga vendiemt e marra shënonte 0,27%.

Megjithatë shqiptarët vijojnë të përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leej qëndrimi të rregullta në Greqi .

Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit në Qershor të vitit 2023 numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi të rregullta ishte 286541 duke përbërë 60, 1 % të të huajve me qëndrim të rregullt nga 288 347 që ishte numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në qershor të një viti më parë dhe ku ata përbënin 61,3 % të të huajve me qëndrim të rregullt./ VOA

Previous Post

Helmohen dhjetëra pushues në Vlorë, u ndjenë keq pasi konsumuan ushqim në anije

Next Post

Rritja e çmimeve,Bytyqi: Disa tregtarë sillen në mënyrë joetike

Related Posts

Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Aktuale

Gashi: Formohet grupi Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit!

16/05/2025
Next Post
Rritja e çmimeve,Bytyqi: Disa tregtarë sillen në mënyrë joetike

Rritja e çmimeve,Bytyqi: Disa tregtarë sillen në mënyrë joetike

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk