Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Evropë më të lartat nga vendet e Ballkanit Perëndimor

22/04/2023
Kërkesat për azil të shqiptarëve në Evropë më të lartat nga vendet e Ballkanit Perëndimor
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Evropian ishin në shkurtin e këtij viti më të lartat e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), publikuar të premten shtetasit shqiptarë paraqitën 845 aplikime për azil gjatë muajit shkurt.

Ata pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut me 602 aplikime, shtetasit nga Serbia me 481 aplikime, shtetasit nga Kosova me 304 alikime, nga Bosnjë Hercegovina me 142 aplikime, ndërsa numri më i vogël i aplikimeve për azil shëohet nga shtetasit e Malit të Zi me vetëm 23 persona.

Në janar të këtij vitit numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Evropian ishte rreth 900, nga të të cilët rreth 700 kërkesa për herë të parë dhe rreth 200 si kërkesa përsëritëse.

Edhe treguesit vjetorë të vitit 2022 të Agjencisë Evropiane për Azilin flisnin se në vendet e Bashkimit Evropain kishte dukshëm më shumë aplikantë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.

Sipas raportit të Agjencisë në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020.

Por në vitin 2022 numri i kërkesave për azil shënoi shifra rekord nga shtetasit shqiptarë, në Mbretërinë e Bashkuar ku u raportuan rreth 16 mijë aplikime për azil.

Raporti më i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin vlerëson se “në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, një rritje e madhe e aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare po ndodh në Bashkimin Evropian nxitur nga konfliktet, trazirat politike dhe sociale, vështirësitë ekonomike dhe pasiguria ushqimore“

Sipas raporti të sapo publikuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), vetëm në shkurt të këtij viti vendet e Bashkimit Evropain kanë regjistruar rreth 81mijë kërkesa për azil. Këtu nuk përfshihen shtetasit nga Ukraina ku sipas Raportit të Agjencisë mbi 4 milionë ukrainas aktualisht përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme në BE.

Sipas raportit të Agjencisë evropiane për Azilin në shkurt të këtij viti shtetasit venezuelianë dhe kolumbianë paraqitën dy herë më shumë aplikime, karahasur me shkurtin e vitit të kaluar dhe në një numër të konsiderueshëm aplikuan edhe rusët dhe iranianët.

Aplikime nga rusët në shkurt ishin 2 100, të cilat janë trefishuar në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, si dhe iranianët me 1600 aplikime, të cilat janë dyfishuar krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Agjencia evropiane e Azilit vlerëson se në fund të muajit shkurt ishin 650. 000 aplikime në pritje të një vendimi të grumbulluara që prej vitit 2017.

Gjatë muajit shkurt vendet e Bashkmit Evropian u dhanë më shpesh statusin e refugjatit afganëve dhe u dhanë mbrojtje ndihmëse më së shpeshti sirianëve

Normat e njohjes për kombësitë e tjera mbetën kryesisht të qëndrueshme, duke përfshirë për sirianët (95%), iranianët (45%), pakistanezët (8%) , bangladeshët (4%) ndërsa për shtetasit shqiptarë dhe nga vendet e rajonit të Ballkanit nivelet e njohjes janë tejet të ulta./VOA/

Previous Post

Dita e Tokës/ Temperaturat rriten, speciet dhe vendet më të rrezikuara të zhduken

Next Post

Sveçla: Nesër është mundësia e çlirimit të qytetarëve në veri

Related Posts

Rajon

Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

28/10/2025
Rajon

Përleshje të dhunshme dhe të turpshme mes serbëve pro dhe anti-Vuçiç në ndeshjen e Basketbollit (VIDEO)

25/10/2025
Rajon

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24/10/2025
Rajon

Aeroporti i Stambollit sërish i pari në Evropë për nga numri i fluturimeve

24/10/2025
Aktuale

Kovaçev: 216.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare

24/10/2025
Kosovë

Incident në Mal të Zi, raportohet se dy tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia për grafite UÇK

23/10/2025
Next Post
Sveçla: Nesër është mundësia e çlirimit të qytetarëve në veri

Sveçla: Nesër është mundësia e çlirimit të qytetarëve në veri

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025

Tronditje te Barcelona: Yamal diagnostifikohet me sëmundje të pashërueshme?

31/10/2025

Xheneta surprizon ndjekësit: A ka shpresa për rikthim me Gjestin?

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk