Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kërçovë, përurohet objekti i ri i komunës

30/12/2023
Kërçovë, përurohet objekti i ri i komunës
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshe nga herat tjera, sivjet takimi i fundvitit me mërgimtarët, u realizua në objektin e ri të komunës së Kërçovës, ku administrata komunale, pas festës së vitit të Ri do të ofrojë shërbime më cilësore për qytetarët. Sot në mënyrë solemne po hapim dyert e këtij institucioni, i cili u ndërtua me angazhimin e mërgimtarëve, si pjesë e fuqishme në të gjitha aspektet, potencoi kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili me këtë rast i prezentoi edhe projektet e realizuara gjatë periudhës së kaluar dhe projektet kapitale të planifikuara për vitin që vjen.

“E kemi diskutuar shpesh kanalizimin e Zajazit, ai është në ndërtim e sipër, dhe tanimë e përcjellim për ta përmbyllur në tërësi si projekt, kemi diskutuar çështjen e mbeturinave, tani Ndërmarrja komunale vetëm se fillon zgjërimin e aktivitetit të saj për menaxhimin e mbeturinave në çdo vendbanim dhe nga viti i ardhshëm do të jetë prezente në të gjitha vendbanimet tona, duke shfrytëzuar një lloj mini fabrike për reciklimin e mbeturinave. Përveç objektit të komunës, do të kemi edhe objektin e ri të gjimnazit, gati se janë përmbyllur të gjitha projektet e fushës së arsimit furnizimit me ujë të pijshëm dhe të infrastrukturës rrugore.”, tha Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës.

Vitin e ardhshëm, tha ai, do të përforcojmë kapacitetet komunale në të gjitha fushat, rritjen e cilësisë së jetës dhe investimeve kapitale që do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës.

Në këtë godinë që inaugurohet sot, ashtu si edhe në objektet tjera ushtarake në Kërçovë, Shkup dhe Kumanovë, dikur bëheshin planet antishqiptare, ndërsa sot ato janë shndërruar në universitete dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve, potencoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në takimin e fundvitit me mërgimtarët e Kërçovës.

“Komunat rurale, Zajazi dhe Osllomeja ishin shkëputur prej qytetit dhe infrastrukturës, sepse infrastruktura ishte ndërtuar në qytet me plane të mirëmenduara afatgjate, që më në fund, më vitin 2001 u vendos për ndarjen e teritoreve që ishte tërësisht në dëm të komunitetit shqiptar. Në çfarëdo forme që të hyje në këtë projekt, ne do ishim të humbur, me një humbje të thellë dhe të dëmshme për historinë tonë. Ne zgjodhëm rrugën më të vështirë, marrëveshjen paqësore të Ohrit dhe shtetin e përbashkët, por jo qiraxhi në shtëpinë tonë, sepse sipas asaj oferte Zajazi dhe Osllomeja do ishin Shqipëri, ashtu si dhe Tetova, Gostivari dhe Dibra, por 150 mijë shqiptarë do të mbetnin andej dhe 60 mijë maqedonas këndej, që duhej të bëhet shkëmbimi i popullatës ndërtimin e shtetit të përbashkët. Misioni ynë është amaneti i rilindjes tonë kombëtare”, tha Ahmeti.

Janë bërë vërtetë punë kolosale. Dikur ishte ëndërr posti i ministrit të jashtëm, të mbrojtjes, financave, apo posti i kryetarit të Kuvendit. Askush nuk besonte se ky vend do të ketë kryeministër shqiptar, por ja që më 28 janar kryeministri shqiptar do të jetë në shërbim të këtij vendi, nënvizoi Ahmeti.

Previous Post

Lëvizja e federatës italiane, klauzolë kundër Superligës për klubet e Seria A

Next Post

Viti i Ri, qyteti i Shkupit organizon festë gjithë ditore për të gjitha gjeneratat

Related Posts

Maqedoni

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor

15/08/2025
Maqedoni

Bilall Kasami takon koordinatorët e VLEN-it në Tetovë: “Bashkimi ynë është zotim ndaj qytetarëve”

15/08/2025
Maqedoni

Çka po ndodh me FC Shkupi? Sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0-3!

15/08/2025
__kateg

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë, ulen çmimet për pajisjet shkollore prej 10 deri në 15%

15/08/2025
Aktuale

Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare të Jazhincës

15/08/2025
Maqedoni

Shkaktoi zjarr, arrestohet 19-vjeçari nga Tetova

15/08/2025
Next Post
Viti i Ri, qyteti i Shkupit organizon festë gjithë ditore për të gjitha gjeneratat

Viti i Ri, qyteti i Shkupit organizon festë gjithë ditore për të gjitha gjeneratat

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15/08/2025

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor

15/08/2025

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në botë

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk