Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kërcënimet me jetë, asnjë veprim nga policia

24/06/2023
Kërcënimet me jetë, asnjë veprim nga policia
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërcënimin me jetë që mori kreu i Komunës së Çairit përmes një telefonate, organet e rendit e kanë udhëzuar ta procedojë vetëm me padi private në Gjykatën Civile. Kjo është përgjigja zyrtare që morëm nga Ministria e Brendshme, e cila i referohet procesverbalit të mbrëmshëm të prokurorit publik kujdestar. Vepra penale “cenim i sigurisë” parashikon dënim me gjobë ose deri në 6 vite burg.

“Më datë 23 Qershor 2023 në Stacionin policorë të Bit Pazarit, V.G. ka raportuar se ka marrë një telefonatë nga një person, i cili është prezantuar si M.H. dhe e ka kërcënuar. Për rastin është njoftuar prokurori publik kujdestar, sipas udhëzimeve të të cilit është bërë procesverbal për veprën penale të “rrezikimit të sigurisë” nga neni 144 paragrafi 1 i Kodit Penal, që ndiqet me padi private,” thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kreu i Çairit, i kanosur me jetë nga eksponentë të BDI, thotë se denoncimin e ka bërë në dy stacione policore. Duke dyshuar edhe në vet organet e rendit, ai pasi dha deklaratë në Stacion policor të Bit Pazarit, mbrëmë denoncimin e dorëzoi edhe në Stacion policor të Kisella Vodës.

“Nga ora 8 në mbrëmje isha me djalin në shtëpi kur më lajmërohet një numër që nuk e kisha të regjistruar… Tha se është Muharrem Hasani dhe menjëherë filloi me kanosje se mu e Izet Mexhitin do të ju gjejnë të paluar në rrugë, do ta shihni nga nesër se kush jam se ju merreni me mua… Pastaj filloi me të shara çka është më e zeza, me nënë, grua e të tjerë. Dy-tre herë e pyeta ku je, por ma mbylli telefonin,” u shpreh Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.

Ai i bëri thirrje kreut të BDI-së Ali Ahmetit që t’u ndal hovin kërcënuesve, duke kujtuar që për motive të ngjashme u vranë mes veti edhe eksponentë të BDI para zgjedhjeve lokale partiake 2015 në Degën e Kumanovës si dhe rasti i dytë i vrasjes mes veti afër Selisë së BDI në Reçicë të Tetovës në vitin 2018.

“I bëj thirrje kryetarit tonë Ali Ahmeti për shkak se dy ngjarje shumë të rënda kanë ndodh që kanë përfunduar me viktimë në Kumanovë, mos ti fryjë kësaj ere edhe në Çair e Butel, që ta sjell at frymë edhe në Shkup. Mendoj se çelësi është tek ai dhe këto fytyra që ai i propozon direkt për kryetar degësh, në këtë mënyrë të sillen e të shahen, nuk i ngjanë një personaliteti publik dhe udhëheqim institucione me rëndësi,” tha Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit”

Por, Muharrem Hasani, i cili është aktualisht zv/drejtor i Doganave hodhi poshtë akuzat e Ganiut.

“I zhgënjyer, por jo edhe i dëshpëruar, i demantoj në tërësi shpifjet e Visar Ganiut për gjoja kërcënime nga ana ime. Keqardhje për çdo tentativë për njollosjen e proceseve demokratike zgjedhore në BDI nga të vet larguarit e familjes, e cila i lindi, i rriti dhe i solli këtu ku janë”

Përplasjet erdhën pasi Visar Ganiu deklaroi parregullsi të shumta statutare lidhur me procedurat për zgjedhjen e krerëve të rinj për degët e BDI-së në Çair dhe Butel që pritet të mbahen më 2 korrik. /alsat.mk

Previous Post

Wagner merr edhe qytetin e dytë në Rusi

Next Post

Rekomandime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut lidhur me situatën në Rusi

Related Posts

Maqedoni

Kasami: Pas shumë vitesh asfaltojmë hapësirën brenda Spitalit të Tetovës

16/10/2025
Maqedoni

VLEN: Asnjë “ekspertizë” nuk mund ta lajë turpin politik në Kërçovë

16/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani nga Kërçova: “Premtimet e vulosura me gjak, do të realizohen me zemër dhe përkushtim”

16/10/2025
Aktuale

Albi Qamili: Zhvatësi i Komunës Bajram Rexhepi nuk ia do të mirën Tetovës

16/10/2025
Maqedoni

Fatmir Dehari reagon për përgjimet: Janë veprime të orkestruara me motive politike dhe personale

16/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi do të bëhet komunë lidere në shfrytëzimin e fondeve evropiane

16/10/2025
Next Post
Rekomandime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut lidhur me situatën në Rusi

Rekomandime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut lidhur me situatën në Rusi

Ju lehtësojnë stresin, vitaminat që duhet t’i konsumoni patjetër

16/10/2025

Zbulohet opinionistja e parë e Big Brother Vip Kosova 4

16/10/2025

Rruga e Kombit pa pagesë për 24 orë për protestën në mbështetje të UÇK-së

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk