Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kërcënime anonime ndaj drejtorit të ASHMAA për shkak të refuzimit të kërkesës për heqjen e licencës së TV Alsat M

17/07/2023
Kërcënime anonime ndaj drejtorit të ASHMAA për shkak të refuzimit të kërkesës për heqjen e licencës së TV Alsat M
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) njofton opinionin se me datë 13 korrik në telefonin e drejtorit të Agjencisë, Zoran Trajçevski, nga një person i panjohur janë dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

“Mesazhet janë dërguar pasi Agjencia në seancën e mbajtur më 11 korrik ka refuzuar Iniciativën anonime të paraqitur për heqjen e licencës së TV Alsat-M. Agjencia shqyrtoi iniciativën e dorëzuar, por u konstatua se nuk ishte e mundur qasja deri tek linqet të cilat u dorëzuan si prova të supozuara se Ve Ve Group, pronari i Alsat M, ka keqpërdorur televizionin dhe ushtron presion mbi institucionet shtetërore për qëllime të biznesit. Në të njëjtën kohë, Iniciativa është dorëzuar si aplikim anonim dhe nuk ka pasur mundësi të njoftohet aplikuesi për të hequr mangësitë në të”, thuhet në njoftimin e ASHMAA-së.

Në legjislacionin e mediave, janë përcaktuar qartë arsyet për të cilat mund të hiqet licenca e radios apo televizionit, pikërisht në mënyrë që veprimi të mos bëhet në baza arbitrare, por në raste të përcaktuara saktë.

“Dërgimi i mesazheve kërcënuese për shkak të një kërkese të parealizuar, në bazë të dëshirave personale dhe interesave personale, paraqet ngacmim psikologjik individual, dhe në këtë rast, presion dhe kërcënim direkt për lirinë e medias si dhe lirinë e informimit dhe të shprehjes. Agjencia ka denoncuar rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe institucionet tjera kompetente, nga ku pritet një zgjidhje e shpejtë, përcaktimi i përgjegjësisë së personit që ka dërguar kërcënime dhe sanksionimi i duhur i tij. Njëkohësisht janë njoftuar edhe organizatat përkatëse ndërkombëtare”, thonë mes tjerash nga ASHMMA-ja nga ku shpresojnë që raste të këtilla të mos përsëriten në të ardhmen sepse reflektojnë jo vetëm në media, por edhe në sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias. /Alsat.mk

Previous Post

Shpëtohet 51-vjeçari dhe qeni i tij që mbijetuan dy muaj në det të hapur

Next Post

Izet Mexhiti: Sot e fillojmë procedurën për formimin e lëvizjes së re

Related Posts

Maqedoni

Ali Ahmeti nga Tetova: Të krahasosh Bajram Rexhepin me Bilall Kasamin është si nata me ditën

16/10/2025
Maqedoni

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi : Gjyshi Ali, ofendon e shpif, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it

16/10/2025
Aktuale

Mexhiti nga tubimi qendror në Çair: E kam pranuar rolin e shërbyesit të popullit dhe jam i gatshëm që deri në fund të punojmë

16/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Rrini të qetë, Çairi është në duar të sigurta- Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin

16/10/2025
Maqedoni

Bakiu nga Çairi: Ata s’kanë hallin e qytetarëve, por frikën e humbjes!

16/10/2025
Next Post
Izet Mexhiti: Sot e fillojmë procedurën për formimin e lëvizjes së re

Izet Mexhiti: Sot e fillojmë procedurën për formimin e lëvizjes së re

Ali Ahmeti nga Tetova: Të krahasosh Bajram Rexhepin me Bilall Kasamin është si nata me ditën

16/10/2025

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025

Ibrahimi : Gjyshi Ali, ofendon e shpif, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk