Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Keni uri në mes të natës? Zbuloni arsyet përse ndodh

27/07/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte. Por, ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë.

Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme.

Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme. Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur. Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.

Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin. Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth. Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe. Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës. Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës. Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest.

Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrote. Kësisoj, nuk do të zgjoheni gjatë natës të uritur. Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona. Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.

Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike. Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë. Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të tjerë. Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.

Sindroma e ushqyerjes gjatë natës
Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje. Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin. Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe simptomat bëhen më të ashpra. Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj.

Previous Post

Horoskopi për datën 27 korrik

Next Post

Media spanjolle: Shqipëria – vendi mesdhetar plot me xhevahire për t’u zbuluar

Related Posts

Botë

Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

23/09/2025
Shëndet & Style

Si ta përgatisni shtëpinë për të ftohtin e dimrit

19/09/2025
Shëndet & Style

Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

15/09/2025
Shëndet & Style

Shenjat që tregojnë se jeni të rrethuar nga njerëz që sfidojnë arsyen

13/09/2025
Shëndet & Style

Dita Botërore e Ndihmës së Parë

12/09/2025
Shëndet & Style

Ky vend është shpallur si më i lumturi në botë

11/09/2025
Next Post

Media spanjolle: Shqipëria – vendi mesdhetar plot me xhevahire për t’u zbuluar

Ndërron jetë ikona e kinemasë italiane

24/09/2025

Kos: Presim që ndryshimet kushtetuese të miratohen sa më shpejt

24/09/2025

Mickoski nga Gjorçe Petrovi: Sallë e re sportive në SHF “Dimitar Pop Berovski”

24/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk