Këngëtari grek Antonis Remos mbajti dje një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Në nisje të koncertit Remos bëri një fjalim emocionues për dy popujt fqinjë.
Teksa falenderoi nga zemra të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë punuar dhe kontribuuar në Greqi, këngëtari grek u kërkoi falje emigrantëve për herët që Greqia i ka lënduar.
Remos tha se i kupton sfidat dhe vështirësitë që shqiptarët kanë hasur në Greqi, pasi dhe ai vetë ka qenë emigrant në Gjermani. https://fb.watch/rpnfUeUeQ4/?mibextid=Nif5oz