Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

‘Kemi armë që askush nuk i di’, Irani paralajmëron Izraelin

02/05/2024
‘Kemi armë që askush nuk i di’, Irani paralajmëron Izraelin
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Irani konfirmon në një reportazh për CNN se lloji i raketës me të cilën goditi Izraelin ishte balisitike. Raketat janë zhvilluar dhe menaxhohen nga Elita e Gardës së Forcave Ajrore Revolucionare të Iranit. Gjenerali i forcave iraniane ajrore tregon llojet e armëve të përdorur gjatë sulmit në Izrael, përfshirë dy raketa balistike me një rreze veprimi deri në 1 mijë milje, e aftë të mbajë deri në 1 ton municion.

“Mund ta godasësh shënjestrën në më pak se 5 metra largësi”, u shpreh Gjeneral Ali Belali, Garda Revolucionare Islamike.

Gjeneral Belali ka qenë komandat për forcat ajrore iraniane. Ai thekson se raketat iraniane kanë goditur dy shenjëstra në Izrael, përfshi edhe një bazë ajrore, si kundërpërgjigje të sulmeve izrelite ndaj konsullatës së Iranit në Siri.

ADVERTISING

E ndërsa SHBA dhe Izraeli thanë se rrëzuan pothuajse të gjitha raketat dhe dronet e Iranit, Gjenerali thekson se Teherani tregoi fuqinë e tij në ajër.

“Sot dronet dhe raketat tona janë bërë një faktor i rëndësishëm i fuqisë dhe ekzekutitmit të forcës në botë”, shtoi Gjeneral Ali Belali, Garda Revolucionare Islamike

Ai tregon llojin e raketës e cila u përdor në sulmet mbi Tel-Aviv. Po ashtu shfaq për mediat edhe dronin më të fundit dhe më të shpejtë, “Shahet 136”. SHB dhe Ukraina kanë akuzuar Iranin për furnizimin e Rusisë me drone luftarake. Rusia i ka përdorur për të goditur qytetet e Ukrainës dhe infrastrukturën energjetikë. Por Irani i ka kundërshtuar këto akuza. Ndërsa tensionet midis Iranit dhe Izraelit janë në kulmin e tyre, gjenerali Iranian paralajmëron se: Irani ka më shumë armë në dispozicion.

“E vetmja rrugë për ta është të kenë një logjikë dhe mençuri për negociatat me ne. Ne nuk varemi më nga aftësitë ushtarake të jashtme. Kemi zhvilluar armatime për të cilat nuk kemi folur kurrë më parë dhe nuk di asgjë askush”, përfundoi Gjeneral Ali Belali, Garda Revolucionare Islamike../a2cnn/

Previous Post

Kë duhet ta mbështesin partitë shqiptare në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale?

Next Post

Ndalohet reperi kosovar, dyshohet për vrasjen në tentativë në Kolovicë

Related Posts

Botë

9 anije të Flotiljes “Një mijë Madlene” vazhdojnë drejt Gazës në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite

03/10/2025
Botë

“Nëse kjo marrëveshje e fundit nuk arrihet, do të shpërthejë FERRI” – Trump me ultimatum ndaj Hamasit

03/10/2025
Botë

Ndaluan 41 anije dhe arrestuan mbi 400 aktivist drejt Gazës, Netanyahu përgëzon marinën izraelite

03/10/2025
Botë

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

03/10/2025
Botë

Dronë mbi Gjermani, Aeroporti i Mynihut mbyllet për gati 7 orë gjatë natës

03/10/2025
Botë

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

02/10/2025
Next Post
Ndalohet reperi kosovar, dyshohet për vrasjen në tentativë në Kolovicë

Ndalohet reperi kosovar, dyshohet për vrasjen në tentativë në Kolovicë

Vuçiq: E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, askush nuk po përgatitet për bisedimet

03/10/2025

Albi Qamili, derë më derë për të ndarë idetë dhe vizionin për zhvillimin e qytetit

03/10/2025

Federata Serbe e Futbollit: Ndeshja me Shqipërinë shumë e rrezikshme, nuk do të shitet asnjë biletë!

03/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk