Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kearns: Qasja e Perëndimit është e padrejtë, krizën e shkaktoi Serbia

25/06/2023
Kearns: Qasja e Perëndimit është e padrejtë, krizën e shkaktoi Serbia
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politikania britanike e Partisë Konservatore dhe kryetarja e Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Alicia Kearns shprehu shqetësim lidhur me qasjen e padrejtë të Perëndimit ndaj krizës së fundit Kosovë-Serbi.
Në një intervistë ekskluzive në “Inside Albania” për gazetaren Alice Taylor, Kearns u shpreh qartë se cila palë ka shkaktuar tensionet e vërejtura në këto javë të fundit.

“Shqetësimi im lidhet me ekuilibrin e mënyrës se si, veçanërisht SHBA dhe BE, po reagojnë ndaj tensioneve të shtuara në Kosovë. E vërteta është se, nëse kthehemi te ajo që ka çuar në këtë krizë, është pikërisht vendimi i Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e brendshme në Kosovë.”- theksoi ajo.

Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan në fund të muajit maj, pasi kryetarët e rinj shqiptarë u futën në ndërtesat komunale me ndihmën e Policisë së Kosovës, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Që atëherë, serbët janë në protesta para ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.Këta kryetarë u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit në katër komunat veriore, një proces që u bojkotua nga serbët.

Më 14 qershor, tensionet u përshkallëzuan më tej pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Serbia pretendon se ata u arrestuan “thellë” në territorin e saj, por Kosova deklaroi se ata po patrullonin në territorin e Kosovës pranë kufirit me Serbinë në Leposaviq.

Ndërsa Perëndimi kërkon uljen e tensioneve, ndërkombëtarët nuk janë të gatshëm të kritikojnë Serbinë për kapjen e paligjshme të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, sipas deputetes Kearns.

“Ajo që kemi parë është denigrimi dhe ndëshkimi i partnerit tonë demokratik [Kosova], ndërsa një vend gjithnjë e më autokratik [Serbia] është pritur me hov dhe nuk ka pasur ndonjë pasojë, pavarësisht faktit se ata kanë arrestuar apo rrëmbyer tre zyrtarë të Policisë së Kosovës. Mungesa e vullnetit të vendeve dhe organizatave si BE për ta quajtur arrestim të paligjshëm, për të njohur se ka ndodhur një rrëmbim apo për të ndëshkuar [Serbinë], është e pafalshme.”- tha ajo.

Pas tensioneve, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur tre kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe rikthimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.SHBA gjithashtu ka inkurajuar Kurtin që kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në veri të kryejnë detyrat e tyre nga vende alternative.

Ndërkohë, Kryeministri Kurti ka paraqitur një plan pesë-pikësh, i cili gjithashtu përfshin mbajtjen e zgjedhjeve. Megjithatë, Kurti ka deklaruar se për të pasur zgjedhje të lira në veri, është i nevojshëm sundimi i ligjit.

Kearns, një mbështetëse e zëshme e Kosovës në Dhomën e Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe, kritikoi Perëndimin se përmes politikave jo të ekuilibruara, nuk ia ka dalë ta frenojë Serbinë nga acarimi i tensioneve, ndërkohë që Kosova gjithmonë rreshtohet kah politikave të jashtme të bashkësisë ndërkombëtare.

“Në thelb, ky është një dështim i diplomacisë parandaluese dhe ajo që kemi parë përgjatë këtyre dekadave të fundit është një dështim i vazhdueshëm për të dalë kundër atyre që mbështesin autokracinë dhe që nuk angazhohen në mënyrë domethënëse në proceset ndërkombëtare. Kosova është partnerja jonë demokratike, që pranon të përfshihet në sanksione dhe të mbështesë plotësisht atë që bashkësia ndërkombëtare dhe BE kërkojnë kur vjen puna tek Ukraina. Në anën tjetër, kemi [Presidentin serb Aleksandar] Vuçiç që thotë se ka thyer dorën dhe kështu do ta ketë për katër vite, ndaj nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje për të ndihmuar në mënyrë të qartë qetësimin e situates. Kemi Vuçiçin që nënshkruan një marrëveshje për politikën e jashtme me Rusinë, shumë muaj pas pushtimit të paligjshëm të Ukrainës.”-theksoi ajo.

Previous Post

Nesër BE diskuton për situatën Kosovë-Serbi, Rama takim me Charles Michel

Next Post

BDI: VMRO-DPMNE, sinonim i krimit dhe korrupsionit

Related Posts

Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Botë

Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

14/09/2025
Next Post
BDI: VMRO-DPMNE, sinonim i krimit dhe korrupsionit

BDI: VMRO-DPMNE, sinonim i krimit dhe korrupsionit

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk